Tërheqja e PS për dëshminë e tij në Komisionin e ‘TIMS', Berisha: U tmerruan kur mësuan se do të sillja të dhëna shkatërrimtare

9 Prill 2024, 18:58Politika TEMA
Tërheqja e PS për dëshminë e tij në Komisionin e

Sali Berisha, ka reaguar pasi PS u tërhoq nga kërkesa e tyre për të dëshmuar dhe ish-kryeministri në komisionin hetimor për të dhënat e sistemit ‘TIMS’.

Tërheqja e deputetëve të mazhorances, sipas Bershës, ka ardhur me urdhër të kryeministrit, pasi ai dhe i vëllai Olsi Rama kanë frikë dhe tmerr nga dëshmia që mund të jepte.

“Frikë dhe tmerr i klanit Rama nga faktet dhe dëshmia ime!

Të dashur miq, pseudo-deputetët e partisë së krimit, pasi kishin kërkuar publikisht me datë 2 prill që të dëshmoja para Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, me datën 8 prill, në nje akt vetëposhtërimi publik, tërhoqën me urdhër të Ramës kërkesën.

Kjo erdhi pasi Rama dhe Olsi u tmerruan kur mësuan se do paraqisja me dokumente zyrtare nga TIMS  dhjetra  udhëtimet e Olsi Ramës me Genti Xhixhën, Ermal Hoxhën, Gentian Gjonajn me makinën e drogës me targë: AA653DM por dëshmia ime do të sillte dhe të dhena shkatarrimtare për 142 udhëtimet e Edi Ramës me “Ismailin” e tij dhe llojin e ngarkesave të transportuara në këto udhëtime. Të tmerruar nga Sali Berisha për krimet që kanë kryer.

Drejtësia vonon, por nuk harron. Klani Rama me i rrezikshmi klan mafioz në Europë do marrë atë që meriton”, shprehet Berisha.

2 Komente

  1. V
    Vranakoca

    E mo bandit i Vicidolit prandaj te futi ne burg Edi Rama, byrazeri mafjoz i klanit Rama.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kujdes !

      Edhe une u tmerrova ketu ku jam per deshmite e Berishes ; bile mbusha breket dhe i zbraza tek shtepia e tij .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje