DeputetI i Partisë Socialiste Petro Koçi, ka deklaruar se nuk ka asnjë mundësi që ish ministrja Olta Xhaçka, të mbajë përgjegjësi individuale në lidhje me konfliktin e interesit mbi përftimet e bashkëjetuesit të saj.
Kjo pasi sipas tij deputeti duhet të jetë i përfshirë personalisht që të duhet të mbajë përgjegjësi.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ai u shpreh se kjo situatë po përdoret nga opozita, ndërsa tha Gazment Bardhi po e përdor si artificë që gjithçka të duket sikur mazhoranca po mbron zonjën Xhaçka.
“Nëse në kuptimin moral ka një gjë që të ngarkon, në kuptimin ligjor nuk ka asnjë gjasë së Xhaçka të mbajë përgjegjësi individuale si deputete. Sipas Kushtetutës duhet të jesh drejtpërdrejtë i përfshirë në konflikt interesi.
Zoti Bardhi bën një artificë që duke qenë i fushës e di mirë që Xhaçka nuk ka përgjegjësi, por po bën një lojë që publikut t’i bëjë përshtypje dhe duke votuar kundër të duket si mbrojtje.
Ndërkohë opozita duhet të vejë kujën që Gjin Gjoni u zgjodh kreu i Rithemelimit në Lezhë”, tha ai.
Heqja e paraleles e rastit Xhaçka, me precedentin e ish deputetit Kokëdhima, kur atij iu hoq mandati, nuk bën sens. Kokëdhima ishte deputet dhe Gj.Kushtetuese, vërtetoi që ishte në konflikt interesi në lidhje me bizneset e tij, ndaj Kuvendi nuk kishte nga luante, kështu që ia hoqi mandatin. Në rastin Xhaçka Gj.K. nuk ka marrë një vendim të tillë, por vendimarrjen ia kërkon Kuvendit ta bëjë në seancë plenare. Pra është thjesht çështje juridike dhe aspak politike siç kërkon opozita ta shesë. Gjithsesi të presim seancën e datës 11 prill, e të shohim si do të procedohet dhe do të vendoset.