Agolli: Në përralla mbretërit janë të urtë, janë shakatorë, qejflinj që bëjnë çudira... edhe të bijtë e mbretërve të përrallave janë të mirë dhe fisnikë dhe martohen me vajza të bukura të përbuzura nga njerkat, vajza si Hirushja. Po i biri i mbretit që kemi pasur ne, a u shëmbëllen këtyre bijve?
Ngjela: Shpeshherë e vërteta të mërzit, por kjo është e vërteta: ose me Zogun, ose me Enver Hoxhën, ose me sistemin e paraluftës, ose me sistemin e pasluftës. Pra, ose me sistemin e paraluftës, ose me sistemin e pasluftës, zgjidheni këtu dhe pastaj shikojeni dhe problemin e Leka Zogut.
Në gusht të vitit 2000, deputetët e Lëvizjes së Legalitetit kërkuan parlamentit të miratojë një rezolutë për anmistinë ndaj Leka Zogut, i cili ishte dënuar me tri vite burg për protestën e organizuar pas zgjedhjeve të vitit 1997. Deputeti i PLL-së Guri Durollari, i mbështetur dhe nga deputetë të tjerë të djathtë, paraqitën në kuvend rezolutën, e cila shkaktoi reagime të ndryshme prej deputetëve socialistë e demokratë. Të dyja palët kishin histori jo shumë miqësore me familjen mbretërore.
Natyrshëm dhe për shkak të historisë, socialistët nuk mund të ishin aq të gatshëm për të lejuar kthimin e familjes mbretërore, por as demokratët nuk kishin qënë aq miqësor me familjen mbretërore, përkundrazi, e patën penguar me rezolutë kthimin e familjes mbretërore në Shqipëri në fillimet e pluralizmit.
Kishin kaluar afro dhjetë vjet e ndodhur shumë ngjarje, kur kreu i patise së mbështetur nga familja mbretërore, Guri Durollari i PLL-se do ta hartonte e ta paraqiste në kuvend rezolutën ku kërkohej leja për kthimin e Leka Zogut në atdhe.
“Zonja e zotërinj deputetë, kolegë të nderuar,
Dua t’ju kujtoj sot në këtë sallë deklaratën e ndërgjegjshme politike që nënshkruam. Ajo nuk është thjesht një poezi, por më shumë një test publik për maxhorancën parlamentare, e cila duhet t’i nënshtrohet arsyes dhe me rastin e sotëm, kur bëhet fjalë për probleme të mprehta kombëtare. Kur flasim për një rezolutë kundër penalizimit të mbretit Leka i Parë, kemi parasysh të influencojmë te drejtësia shqiptare që të lërë pas gjyqet politike dhe të fshijë tabutë e së kaluarës. Të aprovosh këtë rezolutë, do të thotë, fjalë për fjalë, të pajtohesh me qëndrimin e mbretit Leka i Parë: “Paqe, bashkim, vëllazërim”. Mbreti Leka i Parë jo vetëm nuk ka asnjë arsye të penalizohet, po për të gjithë shqiptarët që u intereson Shqipëria, ai mbetet vetëm faktor stabiliteti, paqeje dhe bashkimi.
Nuk dua të paragjykoj votimin tuaj për rezolutën; duhet të kemi parasysh se nuk është as çështje personale, as partiake, por një çështje mjaft delikate me përmasa kombëtare. Duke përfunduar, edhe një herë u bëj thirrje kolegëve të shikojnë pa paragjykime rezolutën dhe të bëjnë me preokupim modalitetet e duhura, që shqiptarëve të mos u mohohet atdheu dhe identiteti. Pra, edhe një herë të harrohen mentalitetet e së kaluarës” tha ndër të tjera Guri Durollari
Një ndër deputetët që reagoi për rezolutën ishte edhe Dritëro Agolli i cili me ligjërimin e tij tipik, vë në duke problematikën e ngjarjes së korrikut 1997 kur gjatë protestës së legalistëve para KQZ-së, pati përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve.
Agolli flet me ironi për historitë e mbretërve e princërve dhe shënjestron Leka Zogun. Në përgjigje të tij, Spartak Ngjela në atë kohë deputet në kuvendin e Shqipërisë, i kundërvihej Agollit dhe shumicës së deputetëve të majtë që u shprehën kundër rezolutës për të amnistuar Leka Zogun dhe për ti lejuar atij kthimin në atdhe. Më poshtë publikohen fjalimet në seancën e gushtit 2000, të Dritëro Agollit dhe Spartak Ngjelës.
Dritëro Agolli: Unë nuk kam asnjë paragjykim të keq për shqiptarët që janë prej kohësh jashtë atdheut për shkaqe politike dhe ideologjike. Nuk kam për ata as mëri e as urrejtje, siç nuk kam as mall e as dashuri pasi koha që ka rrjedhur i ka ftohur ndjenjat dhe ka bërë të harrohen shumë gjëra, të cilat dikur na ndiznin pasione e ku e di unë. Për mua, por besoj edhe për të tjerët, janë të lirë të vijnë në atdhe jo vetëm i biri i ish-mbretit, por edhe e ëma e tij, nipërit dhe mbesat e saj bashkë me oborrtarët, nëse ata ende kanë oborr dhe ende oborrtojnë. Ata janë të lirë të vijnë edhe nëse janë në ndonjë proces gjyqësor ose janë dënuar, ose janë në këtë proces.
Vetëm kërkohet që, kur të vijnë, t’i nënshtrohen procesit gjyqësor ose të kryejnë dënimin sipas ligjeve të demokracisë së sotme. Të njëjtat kërkesa e kushte janë edhe për Lekën, të birin e Ahmet Zogut, që e pamë në verën e vitit 1997, pas zgjedhjeve të qershorit, të marshonte i armatosur në krye të një kompanie të armatosur përmes sheshit “Skënderbej” drejt selisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ta shpërndarë atë me dhunën e armëve dhe për të djegur dokumentacionin e votimeve, i dëshpëruar dhe i zemëruar nga humbja e referendumit për formën e qeverisjes së Shqipërisë: republikë apo mbretëri.
Atje, nën fasadën e pallatit ku punonte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Leka Zogu, siç dihet, la një të vrarë dhe pesë të plagosur, la dhe nderin e tij si bir mbreti dhe si pretendues për mbret.
Me këtë veprim, mendoj unë, synuesi i fronit e shkeli pritjen e ndershme që i bëri qeveria e atëhershme dhe personalitetet e larta dhe shumë njerëz në plot krahina dhe qytete gjatë fushatës së referendumit. Atëherë, vërtet na u duk i sjellshëm dhe i urtë si një bir mbreti përrallash, se përrallat me mbret janë shumë të bukura, por papritur mendoi tri ditë e tri net dhe fap dorën në kobure. Dhe ne mblidhemi sot në Kuvend, në agim të fushatës së zgjedhjeve, për ta sjellë këtë bir mbreti të fushatojë në këtë fushatë, për ta sjellë me anën e një kërkese drejtuar Presidentit apo gjykatës e ku e di unë, për ta falur apo për ta amnistuar.
Mirë, po si t’ia bëjmë që Kuvendi ynë nuk ka përvojë për këtë lloj faljeje? Për Fatos Nanon, Kryetarin e Partisë Socialiste, që qëndroi katër vjet i burgosur, nuk u kujtua ndonjë grup deputetësh për t’i bërë ndonjë kërkesë Kuvendit që Presidenti i Republikës apo gjykata ta falte, megjithëse këtë e kërkonin shumë personalitete shoqërore e politike dhe shumë organizata ndërkombëtare. Nuk e bëri Kuvendi këtë, edhe duke e ditur se Fatos Nanoja nuk u lëshua me kobure në dorë kundër ndonjë institucioni demokratik, siç u lëshua Leka ynë. Kështu që, për t’i nxjerrë të pafajshme figurat shoqërore a politike, Kuvendi nuk ka përvojën e nevojshme, përvojë kanë gjykata dhe prokuroria, ku të gjithë dalin të pafajshëm, edhe ata që i vënë zjarrin Kryeministrisë.
Unë Leka Zogun e dija të mençëm shumë! Ç’i duhet kërkesa në Kuvend për pafajësi? Le të shkojë në gjykatë dhe që të nesërmen del i pafajshëm si bashkëluftëtarët e tij të grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998. Vërtet, po të shkojë në gjykatë, ai del i pafajshëm, ç’i duhet Kuvendi? Ju e dini që unë nuk i kam dashur kurrë mbretërit, dhe e di se ndokush do të më quajë komunist, por dua të them se komunistët për qëndrimin ndaj mbretërve morën shembull nga borgjezët. Të parët ishin borgjezët që mbretërit i vunë në gijotinë me Revolucionin Francez dhe me demokracinë e tyre. Edhe këta demokratët që kemi ne si pasardhës të borgjezisë, po kështu mendojnë.
Megjithatë, çdo rregull ka edhe përjashtim, një lloj mbretërish unë i dua më shumë se ç’i duan borgjezët, dhe këta janë mbretërit e përrallave. Në përralla mbretërit janë të urtë, janë shakatorë, qejflinj dhe pakëz tuhafë, që bëjnë çudira. Këta mbretër rrallë urrejnë, rrallë mbajnë armë, dhe aq më rrallë vrasin. Edhe të bijtë e mbretërve të përrallave janë të mirë dhe fisnikë dhe martohen me vajza të bukura të përbuzura nga njerkat, vajza si Hirushja. Po i biri i mbretit që kemi pasur ne, a u shëmbëllen këtyre bijve? Ne e pamë se si me kobure në dorë u lëshua drejt pallatit jo për të zgjedhur Hirushen, po për të vrarë një hirushe në pallatin e Komisionit të Zgjedhjeve. (Dëgjohen zëra nga salla.)
Spartak Ngjela: Kam mendimin se pikërisht sot nga kjo sallë kuptohet që historia në Shqipëri ende nuk është shkruar ose është shkruar keq. Në rast se do të fillohej si duhej diskutimi i sotëm, duhej parë me vëmendje se çfarë ishte Kongresi i Përmetit, çfarë përfaqësonte në sistem Kongresi i Përmetit, a dështoi ky Kongres i Përmetit dhe, në rast se dështoi, çfarë sistemi kemi ne sot? Asnjë nuk e bëri këtë pyetje, atëherë po i përgjigjem unë:
Kongresi i Përmetit vendosi kolonat e një shteti socialist, e një shteti komunist për një shoqërizim të të gjithë pronës dhe njëkohësisht për largimin e mbretit të atëhershëm, Zogu i Parë, i cili kishte ngritur atë sistem që ne e kemi sot. Pra, Zogu i Parë nuk është luftuar për faktin se ishte mbret, po për faktin se ka pasur një sistem të cilin Kongresi i Përmetit nuk mund ta pranonte, të cilin Kongresi i Parë, i Dytë, i Tretë, i Dhjetë nuk mund ta pranonin, por që e pranojmë ne sot. Në rast se sistemin e pranojmë me gjithë mend, atëherë duhet të rivlerësojmë historinë. Në rast se sistemin nuk e pranojmë, por bëjmë sikur e pranojmë për të mbajtur pushtetin, është fatkeqësi për ata që mendojnë kështu.
Pra, nisur nga ky arsyetim, më lejoni të bëj një pyetje tjetër: një rezolutë është antikushtetuese, një rezolutë prek pushtetin gjyqësor? Në asnjë mënyrë! Rezoluta tregon pavarësinë e një pushteti, por tregon dhe heqjen e vëmendjes të një pushteti tjetër dhe nuk është asfare e vërtetë se kërkohet të falet ose të amnistohet Leka Zogu, absolutisht jo, por kërkohet të rivendosen të drejtat e njeriut. Pse? Sepse ka 50 vjet që janë shkelur të drejtat e kësaj familjeje. Me ç’të drejtë një kongres i paligjshëm kërkon ndalimin e ardhjes së monarkut në Shqipëri? Ku e gjeti ky kongres modalitetin ose cila është formula juridike që mbani ju sot nga ai kongres? Përkundrazi, ju në vitin 1997 keni pranuar referendumin, që do të thotë se nuk e keni pranuar as Asamblenë e vitit 1946 dhe as Kongresin e Përmetit.
Pra, vetë i keni pranuar, po pse? Sepse donit të përloteshit, t’i përqaseshit Perëndimit për t’ju pranuar në pushtet. Kjo është e vërteta, dhe në qoftë se doni ta mbroni këtë, duhet ta vazhdoni deri në fund lojën. Në mos sot, ju demaskoheni përpara opinionit botëror dhe atij shqiptar se as e keni pranuar si sistem dhe as nuk i pranoni vlerat e sistemit tjetër, përkundrazi, keni ardhur me dhunë për të marrë një pushtet dhe për t’u bërë qejfin atyre. Kjo është e vërteta. Në rast se nuk e shikoni kështu, atëherë keni gënjyer veten. Në rast se e shikoni kështu, por bëni lojë, vazhdoni, se kjo politikë është, por nuk mund të na i hidhni. Vazhdoni lojën sa t’jua pranojnë, por sot ky është test, ky është një lakmues i vendosur në një gotë.
Ngrihuni e thoni, kryetari juaj, tha që ta pastrojmë me gjithë plehrat, por Zogu nuk ishte një plehër, sepse Zogu nuk ishte anëtar i Institutit të Marksizëm-Leninizmit, Zogu në të vërtetë ka themeluar shtetin shqiptar, nuk ka themeluar institute moskovite, nuk ka shkuar në Kremlin, zotërinj, dhe në qoftë se doni ta dini, Perëndimi nuk ka qenë me Enver Hoxhën, por ka qenë me Zogun. Ju bëni si të doni, vendosini kolonat si të keni qejf, e vërteta kjo është. Shpeshherë e vërteta të mërzit, por kjo është e vërteta: ose me Zogun, ose me Enver Hoxhën, ose me sistemin e paraluftës, ose me sistemin e pasluftës. Pra, ose me sistemin e paraluftës, ose me sistemin e pasluftës, zgjidheni këtu dhe pastaj shikojeni dhe problemin e Leka Zogut.
TemA
Mos vdeksh kurre o Dritero
I madhi Dritero perballe karafilit Ngjela. Kongresi i Permetit, o karafil, ka me shume legjimitet se cdo asamble e mbledhur ndonjehere ne Shqiperi qe nga 1912-ta e deri me sot, sepse keshillat antifashiste perfaqesonin popullin e thjeshte te cdo krahine dhe ishin krijuar nga njerez idealiste qe sakrifikuan cdo gje ne lufte me pushtuesit.
Avokat,e ke pas gabim. Zogu ishte nje tradhetar. Pse i del ne mbrojtje( ose pse i ke dal)? A nuk ishte ky Zog qe me ushtrine serbe permbysi Nolin e madh?! A nuk ishte ky Zog qe per pushtetin e tij i dha Serbise Shen Naumin?! Aaavooookaaat...!
Taku ka folur siç flet sot, si mulli ere. Punon kur ka erë.... vërtet ekologjike nga mendja.
Ore te ter burgaxhit e kohes PPSHs nuk degjohen se marin me qaf ter kobin , si ne rastin e Ngjeles dhe ljubes ne kte moment ky lloj gomari nuk degjohet gjithmon , liberalizmi skandaloz i ktyre burgaxhive te dikurshem ne raste te caktuara mer me qaf ter kombin , mbreti i kishte borxh 10 makina plot me flori shqiptarve , ky lloj karagjozi vetshpallur mbret mbasi ja shiti italis shqiperin beri qoka me shen naumin dhe shen stefanin tek serbet qe e prun ne fron , tradhtoi dhe la ne mut shqiptaret i vodhi dhe te ter thesarin dhe iku si cub per ter naten nga shqiperia me vullnetin e vet , prandaj ky e humbu ate status te mar me dhun dhe djallezi nga shqiptaret , leka qe te kthehej ne shqiperi duhet te shlyente arin e vjedhur nga i jati ne rradh te par , bastardet dhe taku e tuku me shok te pjek ne hije ne spaç mir qe i pranuan por i dhan dhe prona sikur ja kish len i jati ktyre suzarve hajdut e antishqiptar pronat qe i dhen lekes ,ato prona duhej te shiteshin ne ankand dhe leket ti mernin pensionistet shqiptar , jetojm ne kohen e dallkaukve dhe antishqiptarve dhe ksi historish ka 30 vjet qe degjojm , dhe skemi par gje akoma .
Monarkia e fitoi ate Referendumin e 1997, packa se nuk u pranua ....dhe ne fakt Monarkia po qeveris sot! Ku ka me Monark se Edi Rama qe shko ben pazare me troje shqiptare (Sazan-Zvernec) e shqiptaret keto i marrin vesht nga mediat e huaja (ashtu si kerkesat per te mbledhur refugjate e per ti sjelle ne Shqiperi)?
Populli shqiptar ka jetuar vetem 3 vjet nje eksperiment demokratik (1921-1934) i cili vdiq se bashku me Revolucionin e Deshtuar te Qershorit 1924; vitet e tjera jane ose diktature monarkiste zogiste (1925-1939), ose diktature fashiste (1939-1944), ose diktature komuniste enveriste (1945-1991), ose diktature postkomuniste e alternuar midis dy kryetareve te partive te medha: PD dhe PS. Po nuk u rregullua balancs dhe kontrolli midis tre pushteteve: Legjislativit, Ekzekutivit dhe Gjyqesorit ne diktature te Kryetarve te Partive te medha do te jetoni.
Driteroi gjigant, ne historine parlamentare, Driteroi dhe Imzot Noli Jane legjenda me fjalimet e tyre te nivelit me te shkelqyer te Oratorise njerezore!
Gëzim po qënke i met o i shkretë, Zogu ja fali gjithë vendin Italisë fashiste , dhe si hajdut që ishte organizonte akte terroriste, punoj 40 vjet kundër Shqipëris. Lexo ndonjë herë nga një çikë histori wë të ftillohesh.hë të keqen xhaxhai. Në Shqipëri sa të jetë e sa të rtoj Shqipëria nuk qas Monarkia, populli është zgjuar e nuk është as 1936 dhe as 1990, të lutem mos e harro.
Po s ka gje se vin nje moment e te turperojne te "prapsmit" I themi ne nga jugu, ua mori hakun Elia ,se I hyri me hu atij xhirafes qe kruhet me fotoreporteren
Spartaku, gjithmonë ka qenë paterica e Saliut dhe e Zogut. Karafil pa erë.
Jam i larguar nga Shqipèria prej '91 dhe nuk i paskam ndjekur kèto fjalime nè Kuvendin e asajè kohe. Dritèroi ka shkèlqyer dhe na ka ndritur, ndjesè pastè. Ndèrsa ky Ngjela tepèr idiot paska qènè, disa herè mè shumè idiot se sa tani. Nè tè tèmès!!!
Leka Zogu ,,i biri Ahmet Zogollit ,,,,haha ketej myslyman ,,,dhe ketej i ve emer sikur eshte nga kacinari mirdites ,,,,i biri Xhlal beut nga mati ,,,,ptu bastdardim,,