Dështon sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, mungojnë deputetët e PS

9 Prill 2024, 10:43Politika TEMA
Dështon sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për

Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë ka dështuar sërish. 

Kjo sepse deputetët e PS nuk janë paraqitur sërish në mbledhjen e thirrur nga Albana Vokshi.

Në mbledhjen e pak ditëve më parë, përmes një shkrese zyrtare, Partia Socialiste i është përgjigjur opozitës, pas bojkotit, duke deklaruar se Komisioni Hetimor nuk ka arsye të mblidhet deri në hartimin e këtij plani hetimor.

Në këtë komision pritej që të miratohej plani i hetimit 3 javor si edhe kërkesat për informacion.

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje