Analisti Frrok Çupi tha se aktualisht publiku shqiptar po përballet me valën e dytë të Berishës.
Ai theksoi se kjo valë, shquhet tek përpjekja që po bëjnë njerëzit e tij për ta rikthyer sërish në skenën politike.
“Ne po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Vala e parë ishte ndëshkimi nga ligji dhe vala e dytë është përpjekja e njerëzve të tij për ta sjellë në skenë”, tha ai në “Real Story”.
Analisti u shpreh se nga keqqeverisja e Sali Berishës ka pasur “mijëra viktima” nga mungesa e drejtësisë dhe shtetit.
“Të gjithë këta njerëz duhet të jenë të ndërgjegjshëm për një gjë dhe janë praktikisht se po përsërisin të njëjtin krim duke i ofruar viktimës, të njëjtin kriminel, autor, të njëjtin faktor, je duke ringjallur dhe përsëritur të njëjtën gjë.
Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Sali Berishës dhe këto që bëjnë këtë gjë, do të thotë se duhet të mendohen mirë.
Të gjithë janë prekur nga shëmtimi i shtetit gjatë asaj periudhë, nga deformimi i drejtësisë”, theksoi ai.
Z.Cupi,kur shteti nuk funksionon dhe keqberesit nuk ndeshkohen,ata do te riciklohen.Rilindja erdhi ne pushtet per te bere pune te mira por,te bente shtet.Pune te mira jane bere por shtet JO.Nuk u ndeshkua asnje nga fajtoret e meparshem dhe korupsioni ka arritur maja.Neqoftese ky eshte ndryshimi,nuk kemi bere asgje.