
Erion Veliaj ka folur sonte në Top Story me Grida Dumën, për arrestimet e tre drejtorëve të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranë.
Ai u shpreh se pasi ka dalë nga spitali ka mësuar për atë që kishte ndodhur, ndërsa tha se në 11 mijë veta staf në bashki, nuk mund të ketë edhe njerëz që kanë probleme me drejtësinë.
Ai tha se vetë Bashkia i ka vënë në dispozicion SPAK-ut çdo dokument që ka kërkuar.
“Ka një procedurë si kompanitë garojnë, dhe në 1 mijë gara, apo 11 mijë veta staf në bashki, ka një probabilitet që të ketë probleme. Pas çdo sfide ka një oportunitet.
Kur dola nga spitali zbulova problemin që kishte organizata ime. Në 1 mijë procedura që ka bashkia, fakti që sot edhe për 1% jo vetëm që nuk i bëhet rezistencë, por shkresat në Prokurori cohën vetë nga bashkia, çdo gjë që i kërkon Prokuroria.
I njoh dhe i kam bashkëpunëtor, kemi bërë punë të jashtëzakonshme bashkë, Taulanti ka bërë 40 shkolla në Tiranë…”, tha ai.
Po o fiku po, bashkepuntor i ke. Bashkepuntor ne vjedhje. More kokra e mashtrusit dhe hajdutit ,mund te kete bashkia 11 mije njerez te punesuar, po ka vetem 1 drejtor te pergjithshem qe te raporton vetem ty. Legen 2 leksh.
Po çfarë faji ka Erioni se nje bukëpjekës kishte blerë një kompani që fiton tendera publikë
Shkollat ne tirane i kane bere taksat e qytetareve, taulanti vec ka vjedhur sa ka mundur per vete dhe per veliajn. Pastaj me rradhe drjetorat e dhjetera e qindra miliona eurove te vjedhura per veten e tyre dhe per veliajn. Me pas mijera lejet e ndertimit me gjoba te renda dhe afera te tjera pafund si inceneratore, ujesjelles, tendera etj etj. Veliaj duhet te shkoje ne spak nese ka drejtesi ne kete vend
Nese nuk thirret veliaj ne spak, qe eshte koka e organizates kriminale me drejtoret si bishta, drejtesia nuk ekziston. Pastaj shkojne dhe arrestojne hajdute pulash qe skane buke te hane. Pikerisht veliaj duhet arrestuar, qe zhvat perdite fondet publike dhe taksat e qytetareve
Nuk eshte e vertete vertet qe nuk eshte thirur nga SPAK Veliaj. Ai po mbillte peme te liqeni, e pashe vete. Pastaj, cpune ka SPAK me hajdutin e kumbullave!
Shife merr Lal Çerin çfarë zdromsi! Thua se ky është drejtësia e re... Ose më saktë i jep attribute vetes se ky është ai që i lēviz urrat. Ky nuk është asgjë tjetër veçse një MJAFT-ist, 99-ç. (Këta janë vemje vegjetuese gjë rriten në një organizëm tjetë. Këta janë "kanceri" i PS ). Ky sidomos bashkë me Edin, followers të Salehut dhe vazhdim I rrugës Salih-iste...