Pas seancës së radhës gjyqësore në GJKKO lidhur me shpërthimin në Gërdec më 15 mars 2008, kryetari i PR, Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes në atë kohë, dha një deklaratë për mediat.
“Se çka ndodhur në Gërdec, njerëzit e dinë, - tha Mediu. – Se kush janë përgjegjësitë ligjore të ministrit, këtë duhet të provojë sot prokuroria, të paktën me provat shkresore që bie. Unë dua të analizoj ekspertizat, qoftë që kanë bërë ekspertët amerikanë dhe kjo nuk ka lënë një mundësi që u lexua gjatë nga ana e prokurorit për të provuar idenë e karrocës.
Ka lënë pesë mundësi të shkaqeve të shpërthimit dhe duhej bërë eksperimenti për të provuar sa qëndronte një shkak apo një shkak tjetër. Dhe mendoj se është një proces gjyqësor për të provuar të vërtetën. Nuk u bë herën e parë e parë, shpresoj që duhet marrë në konsideratë në këtë proces.
E dyta: ekspertimi tekniko-financiar. Në shqyrtimin gjyqësor që është bërë kanë pranuar se nuk ka dëm ekonomik dhe prapë vazhdohet me të njejtën logjikë... nuk është paguar transporti etj. ndërkohë që Vendimi i Këshillit të Ministrave thotë që qarkullimi i mallrave brenda Ministrisë së Mbrojtjes bëhet pa pagesë dhe ministri i ka deleguar autoritet, MEIKO-s dhe malli i është dhënë MEIKO-s, nuk i është dhënë kompanisë.
Për të vazhduar pastaj edhe me pretendimin tjetër që është më absurd. Pyesni cilindo ushtarak apo ministër mbrojtje në botë. Prandaj nuk pranohen ekspertët e lartë të huaj që donin të vinin këtu, gjenelarë edhe ministra sepse e dinë shumë mirë që nuk merret ministri me çështjen e kalibrave.
Për të vazhduar pastaj edhe me pretendimin tjetër që është më absurd. Pyesni cilindo ushtarak apo ministër mbrojtje në botë. Prandaj nuk pranohen ekspertët e lartë të huaj që donin të vinin këtu, gjeneralë edhe ministra sepse e dinë shumë mirë që nuk merret ministri me çështjen e kalibrave.
Për më tepër, në gjithë atë që ka të bëjë me armatim-municionin në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë nuk ka përcaktim të kalibrave të mëdhenj e të vegjël, jo sipas meje, po ju keni qenë në gjyq dhe kanë qenë ushtarakët që e kanë deklaruar.
Për më tepër, në gjithë atë që ka të bëjë me armatim-municionin në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë nuk ka përcaktim të kalibrave të mëdhenj e të vegjël, jo sipas meje, po ju keni qenë në gjyq dhe kanë qenë ushtarakët që e kanë deklaruar.
Në qoftë se ne duam t’i hyjmë një historie, ta përsërisim nga e para dhe dëshmitarët që ka prurë prokuroria nuk paskan asnjë vlerë, atëherë për çfarë zhvillohet ky proces", tha ai.
Po c'ne more birbo te merret ministri i mbrojtjes me punet e ushtrise. Ai detyre funksionale ka korrupsionin dhe imoralitetin. Ti dhuroje pasurine kombetare pinjollit te sulltan Saliut. Ti ndertoje e dhuroje kanakares se vete poste ne pushtet dhe vila ne Amerike ! Ja kjo eshte detyra paresore e nje birboje, qe per cudi nje dite te bukur na gjendet minister !
E dine te gjithe se nje minister nuk firmos vete per gjera me spec, pasi per kete pune ka te tjere bedela qe i ka vene neper karriket e ministrise qe ti perdore.
Sigurisht o trafikant se ti si ministri i mbrjtjes nuk kishte kohe te merrej me qeshtjet e ushtrise sepse per ty perparsi kishte Eli Fara. Ti plumbin e ke pak ore pis burre. Kane vdekur 26 njerz te pafajshem nga Ti dhe Xeni. Lere pastaj demet materjale. Pse nuk vepron ligji per keta vrases? Deri kur keshtu?
,,,,,,,,,,,,,por merret miliardat - VAMPIR