Presion SPAK? Bardhi: Bashën e kemi lënë të flasë me veten, ne nuk kemi asgjë në dorë që…

9 Prill 2024, 14:16Politika TEMA
Presion SPAK? Bardhi: Bashën e kemi lënë të flasë me

Deputeti Gazment Bardhi ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha pas akuzave të këtij të fundit se një pjesë e opozitës ushtron presione ndaj drejtësisë.

Në një konferencë me gazetarët, Bardhi tha se Bashën e kanë lënë të flasë me veten.

“Nuk e kam ndjekur, nuk i kam dhënë përgjigje, i kam dhënë përgjigje deklaratave të Bashës në foltore të Kuvendit. Këto bashkëbisedimet me vete i kam lënë ti zhvillojë në mënyrë permanente. Vendimi ynë politik është që kushdo që ka vendosur të bëjë opozitën e opozitës është të flasë me veten. Se kush flet me veten besoj e dini, ne i kemi lënë të flasin me veten. Do vazhdojnë të flasin me vete.

Opozita nuk ka asnjë gjë në dorë për të ushtruar presion ndaj institucioneve të drejtësisë. Ne nuk kemi as pushtet, nuk kontrollojmë as institucione shtetërore që të ushtrojmë opresion, i vetmi që ka mekanizma presioni është pushteti, është kryeministri.

Ajo që kemi bërë ndryshe nga këta që flasin me vete, sa herë kemi pasur çështje që gjykojmë se duhet të jetë lëndë e drejtësisë, i jemi drejtuar drejtësisë. S’ka ndodhur kurrë që të dal para jush që të denoncoj një aferë korruptive dhe të mos i jem drejtuar institucioneve të drejtësisë. Kaq ka në dorë opozita, të tjerat janë hajde flasim me vete, bëjmë lajm. Themi ca gënjeshtra.

Unë e dëgjova që tha përfiton nga amnistia ish-sekretarja e përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë. Pse duhet ti përgjigjem unë këtyre se ligji do zbatohet pas ca ditësh. Ai ishin këta që në akuzuan se po pengojmë amnistinë. S’kanë me ca merre dhe prodhojnë gënjeshtra”, tha Bardhi.

3 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Bardhushe lere bashiun se ka kusuret e veta por ti shko mbro Papleken se ti I dhe urdher per te vrare ,o vrases ,fain e kane mediat qe te marin ty more i pa udhe ,treno si I ngrite bizneset e tua ,ti je njeriu me i ndyre ne rruzull ,ate qe peshtyn ne mengjes e lepin ne dare,je pa shtylle kurizore .je me i urryeri nga shqiptaret .

    Përgjigjjuni
    1. M
      MOKRARI

      --SHUM PERPJETE E KE MARRE O BARDHI POR DUHET TA KUJTOSH ATE THENIEN POPULLORE''NDALU BEK SE KA HENDEK.

      Përgjigjjuni
      1. u
        u shofte rraca

        Sa PeDe - rast !!!!!!!!!!!!!!!!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje