Meta më pak "bujar" se Nishani: 968 medalje, shpalli 365 "Mjeshtra të Mëdhenj"

24 Korrik 2022, 17:24Politika TEMA

Meta më pak "bujar" se Nishani: 968 medalje, shpalli 365

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta e mbylli mandatin e tij në krye të shtetit më pak “bujar” se pararendësi i tij i ndjerë Nishani.

Rekordi i ish-presidentit Bujar Nishani sa i takon dhënies së dekoratave mbetet në fuqi – me mbi 1 mijë të tilla.

Mbrëmjen e 23 korrikut, Meta nderoi pas vdekjes poetin Dritëro Agolli me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Kjo ceremoni ishte dhe e fundit në agjendën presidenciale para largimit të tij.

Me këtë dekoratë, presidenti fiksoi kuotën prej 968 medaljesh duke iu afruar ndjeshëm Nishanit.

Titullin “Mjeshtër i madh”, Meta ua ka dorëzuar 365 vetëve; Dekorata “Nderi i kombit” është dhënë 85 herë; Dekorata e Artë e Shqiponjës 57; titulli “Naim Frashëri” 41; titulli “Për merita të veçanta civile” 97; Dekorata e Flamurit Kombëtar” 20; titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” 119; Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” 22; Titulli Kalorës i urdhrit të flamurit 125; Dekorata “Pishtar i demokracisë” 3; Dekorata “Nënë Tereza” 30 dhe titulli “Martir i demokracisë” 4.

Ish-presidenti Nishani akordoi pothuajse një dekoratë në çdo 40 orë.

Presidenti i ri i Republikës Bajram Begaj nuk do të japë më shumë se sa 23 dekorata në vit.

Kjo, pa miratimin e një organi të ri kompetent, që do të jetë Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve.

Kështu parashikon projektiligji i ri për dekoratat në Shqipëri i hartuar nga qeveria.

Autoritetet qeveritare kanë vendosur që të kufizojnë me ligj numrin e dekoratave që do të jepen nga Presidenti i Republikës brenda një viti.

Konkretisht, presidenti nuk mund të dekorojë çdo vit pa propozim paraprak të autoriteteve përkatëse, më shumë se sa 10 për qind të numrit të përgjithshëm të dekoratave të të gjitha kategorive që mund të jepen brenda vitit.

Numri maksimal i dekoratave të të gjitha llojeve që mund të jepen brenda një viti nga të gjitha autoritetet është rreth 230.

Presidenti mund të japë deri në 23 dekorata në vit, në një kohë kur presidenti aktual Ilir Meta ka dhënë rreth 150 në vit.

Dekoratat që do të japë presidenti mbi këtë numër, kushtëzohen me dhënien e miratimit nga Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve, e cila do të ngrihet me urdhër të kryeministrit Rama.

2 Komente

  1. H
    Hajro Lula

    Meta ua ka thyer rekordin dhe kinezeve kur vinin ne Dures dhe shkarkonin katra silurues ne fillim te viteve 70-te ...ata jepnin te tilla stema me thase .... Nuk harij te kuptoj se perse qeveria e la kete sharlatan te na injoronte deri ne kete grade ne syte e mbare botes .....pse ??? Kjo eshte pyetja , perse ky lamash nuk jepte llogari askujti per vizitat edhe pse nuk e kish ftuar askush zyrtarisht ....dhe faturen e frynte dhe ja dorzonte te nesermes qeverise ....per kete duhet te jape pergjigje konkrete qeveria ....perse e la kete sharlatan per 5 vite te bente cfare te donte , te shkonte ku te donte , te emronte pa kritere si konsulente ke te donte , te shpenzonte sa donte , te dekoronte ke te donte , kujdes kete te fundit .....shuem dekorata shoqeroheshin me stimul ne para ......nuk i kerkonte askush ketij llogari ???? Te gjitha keto benefite prej mbreti ose autokrati, vijne nga nje president krejt formal ...pa asnje lloj posti ekzekutiv ....perse i trembej qeveria ?????????? Mua ne mendje me vjen se i kishin friken .....kush ma heq nga mendja idene ??? E kishin lene te ndodhte me te procesi i frutes se pjekur kur bie vete dhe jo ta demaskonin e qeronin ....dicka dinte dhe bente sharlatani .....

    Përgjigjjuni
    1. F
      Firmat e themeluesve të PD-së 1991

      Të gjithë të jenë të vëmëndshém se një ushtarak në krye të vëndit, s'është për të qeshur, rreziqe të ndryshme na presin dhe shumicës dërmuese duhet ti bëjmë ballë vetë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje