Mila nga 34-vjetori i PS-së i përgjigjet akuzave të Berishës: Flasim në shtator doktor, në arenën ku na kanë votuar njerëzit

19 Qershor 2025, 22:44Politika TEMA
Mila nga 34-vjetori i PS-së i përgjigjet akuzave të

Një nga deputetet e reja në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, Sara Mila ka folur nga festa e 34-vjetorit të Partisë Socialiste. Mila ka dhënë një koment dhe për akuzat që i drejton Berisha si një nga kandidatet që ka marrë vota nga krimi organizuar në qarkun e Elbasanit. Ajo tha ‘Flasim në shtator doktor’, duke lënë të hapur se mes saj dhe kreut të PD-së do të ketë replika në nisje të parlamentit në Shtator.

'Mila:Shumë emocionuese se këtë herë që unë erdha, erdha me një mandat shumë të fortë, për qarkun e Elbasanit po e po por edhe një mandat i fortë kombëtar kështu që isha pak si këmbë e mbarë.

Gazetarja: Si i keni parë komentet dhe akuzat?

Mila:Flasim në shtator doktor, hë do ta lëmë kështu në shtator atje në arenën ku na kanë votuar njerëzit. Unë nuk kam qenë më parë në PS ishte pikërisht platforma e ‘Deputeti që duam’ ajo që më solli tek PS, ta kisha ditur që do ishte kaq bukur do kisha ardhur më përpara. Po shumë mirë që erdha këtë herë, një frymë e re, një gjeneratë e re një kastë të re në politikë. Elbasani theu një mesazh të fortë për gjithë Shqipërinë dhe për BE-në ‘Të rinjtë në parlament’.

Akademia verore do na shërbejë, duke qenë se ne kemi eksperienca në sektorin privat apo publik, po nuk kemi një eksperiencë në parlament. Duhen nga senatorët e PS-së të marrim më të mirën nga ata.'

4 Komente

  1. P
    Patronazhisti.

    Pasi i dhanë 18 mijë vota tani po thonë që do ta kandidojnë për kryetare bashkie në Elbasan. Po pse vallë? A e kupton njeri këtë strategji? Kjo u ndodh vetëm atyre që skanë mbështetje.

    Përgjigjjuni
    1. N
      N O K E

      Sara Mila te urojme rruge te mbare ne politike , vec nje keshille te vogel fare , as te njoh e as me njeh e per fat jetoj jashte prej vitesh tek djali . Atij qe te sulmon dhe akuzon si te lidhur me bandat ben mire qe t'ja japish pergjigjen e merituar qe ne takimin e pare se me sa duket te barazon me Giten dhe Zenin qe ja kane bere gjemen ketij vendi , prandaj kusur mos i lere .

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ali

        Ann. Mila Kujt I thoni doktor, Ai eshte 95% I urryer dhe 1000% kriminel, As doctor, as deputet e kryetar partie side te jete Vendi ne kishin e plehrave hundequkapiku

        Përgjigjjuni
        1. S
          Spiro

          Bobo me ça pordhe po hy në Parlament kjo. Kemi për t pa gallat me ktr6. Do harrohet Muli

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje