Ministrat e rinj ende pa dekretim: Sot kthehet presidenti, të hënën pritet votimi në parlament

8 Shtator 2023, 14:20Politika TEMA

Ministrat e rinj ende pa dekretim: Sot kthehet presidenti, të

Emrat e rinj të kabinetit qeveritar janë ende në tryezën e presidentit Bajram Begaj në pritje të dekretimit pas kthimit sot nga Kazakistani.

Kushtetuta i jep Presidentit të Republikës shtatë ditë kohë për të dekretuar ose jo, propozimet e ministrave të rinj, që vijnë nga kryeministri Edi Rama. Qeveria i ka dorëzuar propozimet dy ditë më parë dhe kjo ditë përkoi me nisjen e presidentit drejt Taxhikistani.

Begaj pritet të mbërrijë në Shqipëri sot pasdite. Nuk përjashtohet mundësia për dekretimin e ministrave të rinj sot, megjithatë sipas të gjitha parashikimeve të qeverisë, afati maksimal kur presidenti do të hedhë firmën mbi dekretimin e ministrave të rinj pritet të jetë dita e hënë, raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

Parashikohet një seancë plenare jashtë radhe të hënën rreth orës 14:00, nga ku do të votohen ministrat e rinj dhe më pas do të shkojnë në Presidencë për të bërë betimit.

Ministrat e rinj pritet të nisin punën të martën paradite, në drejtimin e ministrive, të cilat ia ka besuar kryeministri Rama.

1 Komente

  1. F
    Futja pordhes

    Ky gazetari Mehamamut Veliu te na e sqaroje qe Infermier-kapteri Barom ka qene ne Kazakistan apo ne Taxhikistan, kur do te shkoj ne shtetin Taqimistan dhe kur te kthehet ne Albanistan do te beje dekretimin. Propoganda e Ed Droges na thote qe po shojme drejt BE dhe Amerikes dhe dergon nje gjytyrum per te forcuar lidhjet me vende me xhami, ku islami i ulur kembekryq eshte ne cdo qelize te shoqerise dhe te ketyre shteteve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje