Ministri Gogu për protestën e opozitës: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov, fishekzjarre, e dhunë, por me punë!

10 Shkurt 2026, 20:10Politika TEMA
Ministri Gogu për protestën e opozitës: “Kilometri i

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu reagoi për protestën e opozitës ku u hodhën koktej molotovë drejt godinës së qeverisë, duke theksuar se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk ndërtohet përmes dhunës dhe spektaklit politik.

Në një mesazh në rrjete sociale, ministri Gogu kritikoi opozitën për retorikën mbi “kilometrin e fundit”, duke e akuzuar se po largohet nga fryma e protestës qytetare dhe paqësore.

“Opozita bërtet për “kilometrin e fundit”. Dhe pastaj e shndërron protestën në skenë dhune: molotovë, fishekzjarre, tym si të ishte kjo “rruga” përpara. Tërhiqen zvarrë nga ustallarët e dhunës, dhe largohen gjithmonë e më shumë nga protesta qytetare dhe paqësore.” u shpreh ai.

Sipas ministrit, integrimi europian kërkon përkushtim të përditshëm nga qytetarët dhe institucionet, jo përplasje.

“Ndërsa “kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me megafon, molotovë e spektakël.Përshkohet nga fermeri që respekton normat, nga punëtori që punon ditë e natë, nga mësuesi që formon qytetarë, nga infermieri dhe mjeku që mbajnë sistemin gjallë, nga nëpunësi që zbaton ligjin. Ata le të shpallin “fitoren” e radhës për kamerat. Shqipëria le të ecë përpara me mund, me djersë dhe me rezultate—deri te mbyllja e kapitujve.” deklaroi Gogu.

Ai shtoi se ndërsa opozita mund të shpallë “fitore”, vendi duhet të vijojë përpara përmes punës dhe përpjekjeve konkrete.

“‘Kilometri i fundit’ nuk është spektakël. Është punë. Dhe destinacioni quhet Europë,” përfundoi ministri.

6 Komente

  1. M
    Mos u tallni me Bufin

    Mos u tallni me nje te semure psiqik ka vite qe kurrohet si Sociopath ilaçet bejne te vehten . Bufiiii ilaçet po jo me doze te larte se fillone gallate si Révolte Paqesore haaaaaa Tikuuuuuuuu eshte 4 cm large ndersa Bufi kenetes 5.2 cm large eshte nje derby vertete

    Përgjigjjuni
    1. O
      Organizata baze e Pedofileve Berat

      Tope Gogu - pedofili qenka gjalle !!

      Përgjigjjuni
      1. g
        gio

        sa njeri punetor ky Toni

        Përgjigjjuni
    2. M
      Molotovçik

      Po kush tha qe Bisha-Berisha me oborr e horra do qe Shqiperia te hyje ne BE?? Ai prandaj hedh molotove qe te mos hyhet ne BE, apo qe ta shpalle edhe BE non grata??

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kolegu i SPAK-ut

        O goku si shkohet be BE duke bllokuar SPK-un dhe duke sulmuar gjykatat dhe prokurorët? Apo gjyqet i Beni vet si dikur partia që i ndryshuat emrin ne 91-in

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mirësia

          Në protestë po plagosen policët, kush i plagos ato, sa të tillë kanë rënë në krye të detyrës, sa pak kushton jeta e shqipëtarëve dhe me gjakun e tyre e kanë vënë pasurinë përbindëshat politikanë dhe oligarkët madhështorë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje