Minoritetet duan vende afrofe në Kuvend: Të kemi vende të garantuara

18 Shkurt 2024, 21:11Politika TEMA

Minoritetet duan vende afrofe në Kuvend: Të kemi vende të

Reforma zgjedhore nuk po jep rezultat, por kjo nuk i ka penguar minoritarët në Shqipëri t’i drejtojnë komisionit kërkesa specifike që hapin një debat të gjerë. Pakica kombëtare maqedonase e vllehe në Korçë, kërkuan vende të posaçme për minoritetet në Kuvend. Një kërkesë e ngjashme ka ardhur edhe nga organizata të diasporës.

Minoritetet në Shqipëri kërkojnë që të kenë vende të rezervuara për ta në Kuvend. Sipas tyre, çdo pakicë kombëtare duhet të ketë disa karrige në Kuvend për përfaqësuesit e saj, numri i të cilave të shpërndahet sipas madhësisë së minoritetit në nivel kombëtar.

Kërkesa është artikuluar nga Korça, aty ku ka prezencë të dukshme të komunitetit grek, maqedonas, vlleh romë dhe egjiptian.


Është thelbësore që Reforma Zgjedhore të zbatohet në një proces gjithëpërfshirës dhe konsensual dhe të adresoj çështjen e përfaqësimit të minoriteteve me vende të garantuara në parlament duke u siguruar atyre një zë të dëgjueshëm dhe efektiv. Kjo do të lejojë përfaqësuesit e tyre të mbrojnë dhe adresojnë në mënyrë efikase problemet e minoriteteve.

Minoritarët thonë se sistemi zgjedhor aktual, proporcional rajonal, nuk adreson nevojat e një shoqërie të larmishme dhe sjellin shembuj të shteteve që ju dedikojnë minoriteteve kuota të caktuara në Kuvend.

“Ky sistem është diskriminues dhe nuk garanton përfaqësim të drejtë për minoritetet, të cilat janë të shpërndara në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, jo vetëm në zona të veçanta. Shumë shtete evropiane kanë adoptuar modele të suksesshme për përfaqësimin e minoriteteve në parlament, si në Kroaci, Slloveni, Rumani, Hungari, Kosovë, Federatën Ruse dhe vendet skandinave. Këto shembuj duhet të shërbejnë si inspirim për ndryshime pozitive në sistemin tonë zgjedhor.”

Kuota përfaqësimi ka kërkuar edhe diaspora, aktivistë të të cilës Komisioni i Reformës Zgjedhore do t’i dëgjojë javën e ardhshme. Megjithëse palët janë larg dakordësisë që emigrantët të votojnë në vitin e ardhshëm, dy kampet kryesore kanë qenë kundër kuotave specifike për diasporën dhe kanë mbështetur idenë që vota e tyre të shkojë në qarkun e tyre të origjinës. /abcnews.al

7 Komente

  1. K
    Kaonia

    Beni dhe kete dhe qijani ropt këtij vëndi!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpalles

      Se dalin disa debilë me propozime idiote dhe duan vende të garantuara në Parlament, kjo nuk do të thote që të na jepet si lajm. Ky është budallallek komplet. Pakicat kombetare nuk kane vende të garantuara, por po të duan, le të krijojne partite e tyre dhe te fitojne zgjedhjet në zonat e tyre. Parlamenti është vend i perfaqsuesve që dalin nga zgjedhjet, dhe këta perfaqsues kandidehen nga partite politike ose si kandidatë të pavarur. Bujrum, kush të fitojë. Apo u bë deri kos, dhe të marrim edhe ne nga një lugë. Pak kishim Saliun, na mbeti edhe Rama në derë prej Saliut, por të durojme edhe mizat minoritare tani.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Me kete logjike kushdo e ka te drejten te kerkoje vende afrofe. Mbase na behet me mire se sa me vote. Por kush do us jape keto vende, sa dhe si?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Saranda

          Bastardet te vetquajtur minoritar e kane pare qe ne kete Shqiperi gjithqka anyishqiptare eshte e lejuar, prandaj hapin gojen. Po greqiret e kane vende te rezervuara per minoritar, ata madhe as qe njohin minoritare ne Greqirjen e tyre. Ju viedhni e debobi shqiptaret jasht qe pastaj rrymat sllave me bastardet shqiptar ti zene karrigwt si dhurate ne ne Parlament.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Durresi

            Paska edhe ne Rusin e Putinit, thone bastardet minorikar! Me jete race te mediave kaq antishqiptare e kaq internacionaliste, minorikaret mund te bejne cfare te duane.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arti..

              Duan modelin e Parlamentit te Kosoves edhe ne Shqiperi

              Përgjigjjuni
              1. N
                Noci

                Sa mire Vasili dikur fuste deri 3 deputete ne kuvend,ata sot nuk mund te fusin asnje,vetem kur i futin ne lista.Mos duan edhe keta listen serbe,qe te jeni gjithmonë ne qeveri.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje