Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë vizitës në Francës ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar “Paris Air Show”.
Ai thotë se ndustria ushtarakle shqiptare duhet të pajiset me mjete dhe sisteme me përdorim të dyfishtë civil dhe ushtarak.
Ai shtoi se efektivët e Shqipërisë duhet të pajisen me kualifikimin e duhur për përdorimin e tyre.
Ky fakt i ri thotë ministri ndikon drejtpërdrejt në modernizimin e Forcave tona të Armatosura.
“Industria ushtarake vendase, pajisja me mjete dhe sisteme me përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak, dhe kualifikimi i efektivëve tanë në përdorimin e tyre përbëjnë tre akse të modernizimit të Forcave tona të Armatosura.
Gjatë vizitës në Panairin Ndërkombëtar “Paris Air Show”, pata mundësinë të njihem nga afër me teknologjitë dhe mjetet që ofrojnë disa prej kompanive më prestigjioze në botë si: Anduril Systems, Thales Group, Airbus, MBDA, EDGE Group, KNDS, Saab AB dhe Safran”, shkruan ministri.
Përdorimi i dyfishtë ushtarak dhe civil është një doktrinë e dështuar gjërësisht në Perëndim dhe lufta moderne po e dëshmon çdo ditë. Në përgjithësi as Perëndimi nuk e ka marrë në të vërtetë seriozisht një teori të tillë, por i shërbente për dy gjëra; e para të maskonte zhvillimin e teknologjive të mirëfillta ushtarake dhe e dyta tja u shiste satelitëve të saj të depersonalizuar si risi strategjike, për t'ju shitur mbeturinat e veta të demilitarizuara. Zhvillimi i ushtrisë nuk bëhet me një djalosh që punën e parë në jetë e ka si ministër mbrojtje dhe që gjoja del e psonis armë për ushtrinë shqiptare nëpër panaire si i vetmi kompetent i ushtrisë. Janë ushtarakët shqiptarë ata që duhet të jenë në front në Ukrainë, ku mbi eksperiencën dhe studimin e luftës moderne të ndërtojnë strategjinë e zhvillimit të ushtrisë shqiptare nga ana teknike, taktike dhe doktrinale. Megjithatë jam i sigurtë që nuk ka për të ndodhur asgjë serioze për ushtrinë shqiptare dhe për rritjen e aftësive vetmbrojtëse të shqiptarëve. Thjesht po hedh shtat një propagandë mashtruese, ku nën gënjeshtrën se gjoja po forcohet ushtria shqiptare, të mbulohet vjedhja e risurseve shqiptare në ndërtimin e prodhimeve ushtarake që ju shkojnë të tjerëve pa kokërr leku. Ushtria shqiptare do të gdhihet këtu ku është sot edhe pas 30 vjetësh. E armatosur me fshesa dhe gënjeshtra.