Gjinushi: Sistemi zgjedhor aktual mjaft i përhapur, s’është i keq. Problem ka qenë…

18 Qershor 2025, 15:09Politika TEMA
Gjinushi: Sistemi zgjedhor aktual mjaft i përhapur, s’është

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, është shprehur se problemet me zgjedhjet në Shqipëri nuk lidhen domosdoshmërisht me sistemin elektoral, i cili sipas tij është mjaft i përhapur dhe nuk është i keq në vetvete.

Gjinushi theksoi se ndër vite ka pasur deformime të procesit dhe se sfida qëndron te modeli i zbatimit dhe drejtimi administrativ i procesit. Ai kërkoi komisione sa më neutrale dhe një administrim të saktë të zgjedhjeve, ndërsa nënvizoi se në thelb, vota e qytetarëve është reflektuar në rezultatet elektorale.

Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave: Zgjedhjet kanë qenë gjithmonë një problem në Shqipëri. Më 1996 kishte goditje të rëndë ndaj procesit zgjedhor, më 1997 nisi kriza ekonomike e kishim zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet në esencë kanë reflektuar vullnetin e popullit. Maxhoranca ka pasur mbështetjen e votuesve.

Komisionet të jenë sa më neutrale. Procesi të ketë një drejtim administrativ sa më të saktë. Problem ka qenë deformimi i sistemit zgjedhor. Sistemi elektoral është mjaft i përhapur, nuk është i keq. S’ka qenë faji i sistemit elektoral, por i modelit që ngrihet. Sistem që mos e deformojë votën nuk ka. OSBE tha se vullneti në esencë u shpreh, por kishte disa cene.

5 Komente

  1. z
    zeku

    Po ik ore burre i piste...qelesire qe mbajte je parti pa asnjehere zgjedhje per 30 vjete...te dane nje karrike ne krye te akademise pa shkrruajtur nje rresht shkence qe te bertasesh "Rrofte Rama" ...jeni fae e ndye ju te kuqte...pa atdhe e pa nder...

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigrant

      Gjalle ky?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pjeter Agron gjekmark Nikolli

        Gjinush te hangert qeni????‍????

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Duhet ndryshuar cdo sistesm zgjedhor qe nuk garanton fitore te haleve te Shqupit

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bujar kanapari

            Sistemi zgjedhor ne Shqiperi I dashur kryeakademik, eshte per shtetet qe kane etni te ndryshme ne territore ose qarqe te caktuara. Pra, ben per Spanjen ose Zvicren. Sikur te kishim ne ne qarkun e Fierit 30 000 serbe, ne qarkun e Elbasanit 40 000 Bull gare, atehere keta kane te drejte te perfaqesohen ne parliament, por me sistemin tjeter, sic eshte propocipnal kombetar, keta nuk marrin deputet sepse nuk plotesojne pragun elektoral. Ne qofte se ne te gjithe boten ka 1000 sisteme zgjedhore, ky eshte me I keqi per Shqiperine. Ky sistem qe te reduktoje deformimin e votes, e ka te detyrueshme koali conin parazgjedhor.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje