Pesë shtetas shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli pas përshkallëzimit të situatës së sigurisë si pasojë e sulmeve nga Irani. Lajmin e ka bërë të ditur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Ministri konfirmoi se të gjithë qytetarët shqiptarë kanë mbërritur të sigurt në Athinë në orët e para të mëngjesit.
Sipas deklaratës së ministrit, tre prej tyre kanë vazhduar udhëtimin drejt Tiranës dhe ndodhen tashmë në Shqipëri. Një tjetër pritet të mbërrijë mbrëmjen e sotme, ndërsa personi i pestë, që është rezident në Greqi, ka vendosur të qëndrojë në vendin fqinj.
"MEPJ përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e 5 shqiptarëve nga Izraeli, të cilët kanë mbërritur shëndosh e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë," tha Hasani.
Evakuimi vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Iranit, që kanë shtuar rrezikun për civilët dhe të huajt e ndodhur në zonën e konfliktit.
Na takon ta vleresojme kujdesin e MPJ per shqiptaret qe i zuri konflikti Izrael- Iran ne Tel Aviv. Por eshte me vend qe te kujtohet diplomacia shqiptare, me plot ambasada ne vende te nddryshme te botes, per emigracinin e shtuar shqiptar, duke u kujdesur per ta maksimalisht me cfare kane ne dore e ne perputhje me ligjet e vendit tone e ato nderkombetare, sepse me sa informohemi permes shtypit per ta mungon ky nivel i admirueshem kujdesi qe u shfaq ne rastin e 5 shqiptareve qe i zuri konflikti i fundit ne Izrael.