Kuvendi i ‘vjetër’ heq dorë, shtyhet raportimi për institucionet e pavarura! Dumani ‘llogari’ para deputetëve të rinj në shtator

18 Qershor 2025, 10:23Politika TEMA
Kuvendi i ‘vjetër’ heq dorë, shtyhet raportimi për

Institucionet e pavarura do ta kalojnë qetë qershorin dhe korrikun, pasi ata nuk do të paraqiten në Kuvend për të dhënë llogari për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024.

Kështu, p.sh, autoriteti me vëmendjen më të lartë, SPAK, nuk do të raportojë në komisionin e ligjeve më 24 qershor, siç ishte parashikuar në kalendar. Report TV ka mësuar se edhe Altin Dumani, si drejtuesit e tjerë të institucioneve të pavarura, do të thirret në shtator.

Nëse do të vinte tani, drejtuesi i prokurorisë së posaçme do të duhet të paraqitej në Komisionin e Ligjeve, kryetarja e së cilit, Klotilda Bushka është nën hetim nga SPAK, dhe nuk është e vetmja.

Listës nën rrjetën e SPAK i bashkohen të majtë e të djathtë: nga Plarent Ndreca, Damian Gjiknuri, Olta Xhçka tek Fatmir Mediu, Asllan Dogjani e Monika Kryemadhi.

Kalendari i punimeve të Kuvendit parashikon edhe dy seanca të tjera, një më 26 qershor e një të fundit më 3 korrik, dhe në asnjërën prej tyre nuk është parashikuar raportim i krerëve të institucioneve apo miratimi i rezolutave për ta.

Pas zgjedhjeve, komisionet parlamentare dhe seanca plenare kanë pasur vështirësi për të zhvilluar mbledhje për shkak të mungesës së deputetëve, sidomos të atyre që pas 11 majit kuptuan se nuk do të jenë më deputetë në 4-vjeçarin e ardhshëm.

Më shumë se gjysmën e sallës, 82 deputetë aktualë nuk do të rikthehen më në shtator: 45 PS, 34 PD dhe 3 PSD.

Ky raportim vjetor duhet të ishte bërë në pranverë, por deputetët ishin në fushatë, e tani pas saj, shumica janë të zhgënjyer që nuk do të jenë në Kuvendin e ri e kanë braktisur detyrat kushtetuese në fund të mandatit.

Kjo ka bërë që mazhoranca socialiste të ndryshojë planin e punës së Kuvendit, dhe të shtyjë raportimin e institucioneve të pavarura, për në shtator, kur të betohen dhe fillojnë nga puna, deputetët e rinj. (Shqiptarja.com)

 

3 Komente

  1. S
    Shkembi

    Dumani duhet hetuar e nxjerre sa me pare jashte sistemit te drejtesise per zvarritje flagrante te gjykimit te shkaktareve te Gerdecit dhe fshehje te provave e sabotim te gjykimit te krimineleve te 21 Janarit. Kjo drejtesi mafioze eshte komplet antishqiptare

    Përgjigjjuni
    1. t
      taku

      Po vari leshte se Dumhani raporton cdo dite te Berisha

      Përgjigjjuni
      1. T
        Te kerkohet Hetim per Abuzimin me Postin !

        Institucionet e Shttit s'mundet te shndrohen ne Fabrika Riciklimi - Lopcaresh si ky trashgimtari i Stanit Llalla_ 3.Shqiperia ,ky popull,nuk mundet te mbahet PENG i ktyre Bandave Palacosh qe degraduan jeten e Shqiptareve dhe nxoren funksionimin e Shtetit jashte cdo funksioni ,ku kta Bandite me Pushtet abuzojne me gjithcka ! Skandal te tallen me Shtetin Lopcaret e Stanit Llalla edhe pasi jan ber Boz .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje