“Treni bullgar, fantazi e Berishës”, avokati: Kërkon të jetë në krye të PD me dhunë

18 Qershor 2025, 09:00Politika TEMA
“Treni bullgar, fantazi e Berishës”, avokati: Kërkon

Avokati Idajet Beqiri thotë se treni bullgar, për manipulimin e votave më 11 maj, është fantazi e Sali Berishës.

Beqiri u shpreh në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News se Berisha po kërkon të zvarrisë procesin. Sipas Beqirit, Berisha do që ta mbajë drejtimin e PD me dhunë.

“Faktikisht, ajo ishte fantazi në kokën e Berishës, një pjellë e keqe, për të zvarritur procesin, dhe për ta çuar sa më gjatë nxjerrjen e rezultatit dhe vulosjen përfundimtare të zgjedhjevce të 11 majit.

PD e kërkon vetëm për Berishën. Ai kërkon të zgjasë jetën e vet në krye të PD, ta mbajë me dhunë.

Në një situatë të tillë, nuk ka shpëtim, por të japësh dorëheqjen. Nuk e jep dorëheqjen, sepse PD e do për të mbrojtur veten e tij, për të mbrojtur familjen e tij.”, theksoi ai.

 

Lini një Përgjigje