Avokatët e Veliajt: Asnjë proces në GJKKO. Ja e vërteta pas deformimit mediatik!

17 Qershor 2025, 19:35Politika TEMA

Avokatët e Veliajt: Asnjë proces në GJKKO. Ja e vërteta pas

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kanë bërë me dije se sot nuk ka pasur asnjë process GJKKO për masë sigurie. 

Në njoftimin për shtyp të grupit të mbrojtësve theksohet se: 

“Bëjmë me dije se, në kuadër të procedurës standarde hetimore, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme (GJKKO) informacionin periodik dy mujor që lidhet me masën e sigurisë për z. Erion Veliaj.

Ky veprim përbën pjesë të rutinës procedurale të ndjekur nga prokuroria në raste të tilla dhe nuk lidhet me ndonjë kërkesë nga ana e z. Veliaj për ndryshim apo zbutje të masës së sigurisë.

Në informacionin e dërguar nga organi i akuzës ditën e sotme pranë GJKKO janë fakte tashme të bëra publike më parë se kryebashkiaku po hetohet për përdorimin e telefonit celular të një prej punonjësve të policisë së burgjeve për të komunikuar me familjarët e tij gjatë kohës që transportohej për në gjykatën e posacme të apelit".

Po keshtu, informacioni i dërguar ka të bëjë edhe me hetimin e bërë publik edhe në lidhje me një apartament në pronësi të shoqërisë Agikons. 

Avokatët e kryetarit të bashkisë Tiranë kanë bërë me dije se as Erion Veliaj dhe as znj. Ajola Xoxa nuk janë pronarë të kësaj pasurie të sekuestruar dhe nuk kanë asnjë lidhje pasurore apo ligjore me subjektin tregtar “A.K.” shpk, e as me pasurinë që është objekt i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”.

Vendimi i sekuestros për këtë apartament është ankimuar pranë Gjykatës së Posacme të Apelit nga shoqëria Agikons shpk, e cila është dhe pronare e këtij apartamenti.

5 Komente

  1. S
    Sadiku nga Venediku

    Ksaj rradhe nuk e paska kerku Lali. Eshte gjykim periodik pa kerkesen e Lalit. Me ne fund, Lali u bind qe e ka venin ne burg dhe nuk po kerkon me ndryshim mase arresti. Aferim. Paskemi ndergjegjesim te personit ne fjale.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sadiku nga Venediku

      Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

      Përgjigjjuni
      1. .
        ......

        te qifte veliaj ne bythe o copycat shkerdhat qe ne vend te shkruash mendimet e tua merresh me komentet e te tjereve ,mjeran

        Përgjigjjuni
    2. M
      Mimami

      Epo ju z. Haxhia duhet ta mbroni klientin tuaj edhe nga SPAK u. Është shumë i ulët ky sulm që i bëhet një të pandehuri, i cili është Kryetari i Bashkisë. Kjo ndodh ditën për diell, imagjinoni o njerëz se çfarë do të na ndodh ne njerzve të thjeshtë po qe se na vjen rradha tek Drejtësia? Fatkeqësisht ne shpresojmë tek Drejtësia.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sadiku

        Skllever e bij sklleverish, ju qe admironi ata qe ju vjedhin dhe ju shkerdhejne nga te gjitha anet

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje