Procesi i verifikimit të kutive të votimit po e ekspozon PD-në përballë qorrsokakut të vet, në të cilin, me sa duket, është e ‘detyruar’ të shkojë pas zgjedhjeve të 11 Majit, si e vetmja alibi për të justifikuar rezultatin dhe humbjen.
Njëjtë si në Dibër, ku rezultoi se kandidatët e listës së hapur të PD-së kishin vjedhur njëri-tjetrin, hapja dhe verifikimi i kutive në Peqin dhe në Gramsh jo vetëm që nuk solli asnjë çudi, por tregoi thjesht atë që edhe raportet e OSBE-ODHIR-it e thonë, se mbarëvajtja dhe administrimi i procesit zgjedhor ka problematika, mirëpo këto probleme, ashtu siç edhe po verifikohen nga hapja e kutive, nuk kanë të bëjnë me pretendimet dhe alibitë e Berishës dhe njerëzve të tij në terren, por janë të një niveli tjetër, që kanë të bëjnë me teknikalitete që kanë nevojë për përmirësime dhe për vullnet në të ardhmen nga të gjitha palët.
Tollumbacja e zhurmshme u shfry në Peqin, ndërsa ‘treni bullgar’ ngeci në Gramsh, ku pasaktësitë e gjetura nuk arritën t’i krijonin bindjen as përfaqësuesit të PD-së KAS në e kompromentonin procesin e zgjedhjeve dhe në e bënin të pavlefshëm atë. ‘Është ende herët për të arritur në një konkluzion të tillë’ – u shpreh Elvis Çefa, anëtari i PD-së në KAS, mirëpo ky qëndim i tij është mëse i kuptueshëm edhe par shkak të partisë politike që përfaqëson në atë institucion.
Madje, edhe problematikat e evidentuara, siç ishte gjetja e 15 fletëve të votimit vetëm me një vulë ashtu sikurse gjetja e një apo dy fletëve të votimit më shumë në kuti se sa pjesëmarrës në zgjedhje, në thelb, të dyja nuk kanë të bëjnë me mekanizmin e ‘trenit bullgar’, i cili nuk synon të nxjerr vota të pavlefshme, por ta kontrollojë atë përmes një metode të saktë dhe që duhet të rezultojë e vlefshme.
Kjo përpjekje e Partisë Demokratike për të ngritur shqetësime dhe pretendime të tilla më shumë ka të bëjë me dëshirën e saj për të mos e treguar gishtin nga problemi i saj i madh, i cili edhe në këto ditë të nxehta vere e ka vënë partinë më të madhe të opozitës në shërbim të vetes së vetë, duke u mbushur mendjen të gjithëve se Sali Berisha nuk është problemi, por është zgjidhja e të gjitha problemeve. Ai mund t’i zgjidh vërtet problemet e tij personale duke qëndruar në krye të PD-së, por këtë parti e lë përjetësisht në opozitë./ TEMA
Jo "treni bullgar" por karoca e Dylit , në të cilën Berisha po ekzaminohet .
Po pse Bufi nuk e dinte qe kishte humbur ! . Bufi pagoje 6 milion dollare per nje kapele , vertete mendoni se Bufi nuk ka bere sondazhe ..... Zhurma duhet per Vrenozet per débilet e PD per ti mbajtur me garriet . Kenga 30 vjeçare u vodhen zgjedhjet, masaker elektorale , bandat , narkoshteti , narkorregjimi , Sorosi , Vucici , rregjimi , u shiten u blene i ka dale bojaaaaaa.o Bufi
Ik bej nje fluturim nga Aeroporti i Vlores se te ben mire
C'fare Shteti ti thush ketij kur nje plak i marre breket plot me mut sheh enderra ter naten e i nxjerr diten si perralla me mbret . Vertet per tu cuditurkur nje vrases i shpallur nongrada nga Amerika e Anglia e prokuroria ne vend ta izolojne bredhin pas krimineli qe ka ne kurriz tere ato jete njezish , turp i madh per emrat e rrogat e majme qe marrin , turp , turp , turp .
O Blendi po të përdor Berisha si lolo o budalla.Ruaj pak personalitet mos u kthe në shurraq.
Tani kjo qe thoni ju eshte sikur te thuash se eshte pak shtatzenë por nuk eshtë shumë. O njerez eshtë apo nuk eshtë me barrë. Ka apo nuk ka parregullsi. Sepse nqs themi ka parregullsi duhet ta pranojmë. Nqs nuk ka themi nuk ka dhe pikë. Nuk mbulohet dielli me shoshë o shqiptarë te mirë. Nuk eshtê se kemi zbrit nesër nga hena e nuk e dimë se çfarë ka ndodh. E kemi perë e jetuar te gjithë. E dimë se si janë bere e se si u benë edhe keto votimet e fundit. Te pakten mos na ofendoni inteligjencën me pallavra te kota.
PDja është aq e kalbur sa edhe vetë Vrenozin ta vësh në numërime do dalin vota më shumë për ata që Vrenozi do dhe jo për atë të drejtën e shkretë që qan ai nëpër fb. Njëzet hajdutë dhe injorantë!!
Zgjedhjet nuk i njohim! Në vitin 2029 do të kemi zgjedhje "të parahokëshme" dhe atëhere do ta shikoni ju pëdënë dhe salihun, nqs ky do të jetë gjallë...
O Buf i kenetes,ka ardhur koha te nxjerresh valixhen e drurit se nuk perben dyshim per ty identifikohesh si i varfer nga ata qe te sbohin rruges.Mbushe me parate e Shqiptarve qe i vodhe 35 vjet dhe shko e haji mor i paftyre ne kullen e vucidolit qe e restaurove me parate e shqiptarve dhe prit vdekjèn̈ te marre e te coje ne ferr,per mos u mbajtur kurre mendje nga ajo kategori njerzish qe besuan tek ti nga1992 e vazhdojne ne 2025.Haramtu befte ajo qe i ke vjedhur popullit te vuajtur shqiptar.
Njeriu ka pak personalitet,por ky Bledi Himçi,siç i thonë në Elbasan:"Qenka burrë lafark,komplet."
Materialet filmike te marra nga kamerat brenda qendrave te votimit tregojne se fenomeni " treni bullgar" ka i ngecur Rilindjes ne Gramsh. Ne ato filmime qe nuk i ka bere Blend Himci, duket qarte personi me flete votimi ne dore qe e nxjerr jashte qendres votimit. Ju e "pa lidhura politikisht" TEMA - Gjeni nje justifikim per Anonimen Sara Mila ne Elbasan qe del me e votuara ne burgun e Elbasanit, e madje ne Gramsh ku nuk e njeh askush. Sara Mila pa asnje background politik a social gjerkundi, me te vetmin suport grupin kriminal te Suel Celes qe jeton e punon per Rilindjen ne c'do fushate hapur fare ndonese zyrtarisht figuron si "ne kerkim" qe nuk gjendet kurre ngaqe ka pas mburojen e Tauland Balles te cilin e nxorri edhe me te votuarin ne 2021 !
Ashtu siç fandaksej Sanço Pança pas marrëzive të ustait të tij Don Kishoti,ashtu janë marrosur dhe bejlurçinat e PD-së pas kalorësit të tyre me fytyrë të vrerosur,Saluk Ramë Vetos. Kanë ngrënë një Kërrnetë me 300 mijë vota diferencë,e kanë kërrnetën brenda sa po u shqyhet Titra dhe thonë se nuk kanë gjë brenda.Kanë humbur thellë në 9 qarqe dhe kanë fituar me diference fare të vogël në Lezhë me 1000 vota, në Kukës me 800 vota dhe në Shkodër me rreh 1300 vota..Ndonëse kishin mbi 13 mijë njerëz të angazhuar në qendrat e votimit.te numërimit,KQZ,KAS dhe në terren,prapa flasin marrëzi me trena dhe me autobuzë me fletë votimi fallco e me prodhu kali në derë të Hanit dhe ja ngjitën një shkodranit,ai shkodrani Bani be:Pasha qull e pasha dhe,nuk kam pjerdh qysh se kam le.Dhe rendin e rendin pas hijes së një kufomë dhe nuk e kapin dot Trenin Bullgar.Turruni,turrin or të marrë derisa Don Kishotin Shën Pjetri t'a marrë.
DY JANË FATKEQSIT MË TË MËDHA NË KËTË VËND: 1.SALI RAM BERISHA I PD-91(berishizmi i tipit Muli)..QË DUHET TË SHKRIET SEZBËN..PËR 1 OPOZITË TË RE ALTERNATIVE.. 2.DREJTËSIA E TREDHUR PREJ SB=100 % NË 1992 ME KURSIN 6 MUJOR,( i tipit Gjin Gjoni që tashmë do bëhet DEPUTET prej Sb)!