Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca ka dalë pas një ore nga Prokuroria e Posacme. I pyetur nga mediat rreth arsyes së paraqitjes së sotme në SPAK, Ndreca u shpreh se është thirrur në cilësinë e personit në dijeni rreth një hetimi.
Ai mohoi që paraqitja e sotme ka të bëjë me çështjen e tenderëve në polici për të cilën është marrë i pandehur dhe as me çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin mesa la të kuptohej Ndreca e ka takuar në ambientet e paraburgimit.
“Jam për një hetim, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes. Nuk flas dot për shkak se është nën hetim ende”, tha Ndreca.
Më herët, Ndreca është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, apo ankande publike lidhur me prokurimin për supervizimin e disa komisariateve të policisë.
Akuza për shkelje te barazisë ne tenderë për kohën kur Ndreca mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.
Hetimet kanë treguar se në këtë çështje përmendet edhe emri i një zyrtari të lartë të qeverisë, ish-zëvendës Ministri i Zhvillimit Urban, Gjon Radovani.
O i pafyteyre po del nga SPAK a thua se po del nga Hotel "Rogner", je hajdut dhe i pandehur, nje kapele te tjeshte polici e ke blere me tender 250 euro a thua se jeshte kapele e ish kriminelit Kadaf. Ke zaptuar toka familjarisht ne rrugen 5 Maj dhe na hiqesh i ndershem e njohes i ligjit, je plehre apo bajge, zgjidh e merr.