“Berishës i pëlqen pushteti”/ Kadilli: Regjimi është në fakt tango mes Ramës dhe liderit demokrat

17 Qershor 2025, 15:06Politika TEMA
“Berishës i pëlqen pushteti”/ Kadilli: Regjimi

Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit dhe situatën aktuale brenda PD-së, gjatë një interviste në News24.

Kadilli kritikoi drejtuesit e PD-së, duke theksuar se humbja nuk mund të justifikohet me parregullsitë zgjedhore. Ai tha se rikthimi i Sali Berishës ka dëmtuar të ardhmen e PD-së dhe e përshkroi marrëdhënien politike mes Ramës dhe Berishës si një “tango”, që mban në këmbë një regjim.

Ish-kandidat për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli: Nuk mendoja se PS do kalonte 80 mandate. Partitë e vogla i penalizoi sistemi dhe bënë gabime elektorale. Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte surprizë. Ka shumë zgjedhje që përsëritet e njëjta garë. Janë pesë palë zgjedhje, ku është e njëjta situatë. Për sa kohë, zgjedhjet menaxhohen nga njerëz politikë, problemet do jenë të pranishme. Zgjedhjet nuk duhet të menaxhohen nga njerëz partiakë. Njerëzit politikë mbrojnë vendin e punës. Ka parregullsi, por kjo nuk justifikon humbjen e PD. Parregullsitë s’mund të jenë justifikim për humbjen katastrofike të Partisë Demokratike.

Përgjegjësitë janë sipas hierarkisë, gjithë ekipi drejtues i PD duhet të mbajë përgjegjësi. E kemi thënë shumë vetë që nuk ndërtohet ekip fitues me në krye Sali Berishën. Ne kemi thënë të vërtetën, ndërsa këta ngrohin kolltukun e deputetit. I kam shpallur luftë politike modelit të Berishës dhe të Bashës. Janë në gjendje moraliteti më të rëndë se të Partisë së Punës. Rikthimi i Berishës e vrau të ardhmen e PD-së. Në PD njerëzit u shanë me njëri-tjetrin dhe tani janë bashkë, nuk e di sa i sinqertë është ky bashkim. Berisha e di të vërtetën, por i pëlqen pushteti. Regjimi është në fakt një tango mes Berishës dhe dhe Ramës.

4 Komente

  1. R
    Rrezoje kush po te ndalone

    Nese Berrisha te thote Kadill ik ti çfare do besh ? Ne politike gjithkush ka te drejte te jeté aktive ose inactifs , Berrisha ka shume argumente per tu rrezuar , por ata si puna jote jane kaq te pa afte sa nuk rrezoje dot nje plakush komunist non grata me nje mije krime mbi shpatulla . Si mundet ju qe nuk rrezoni dot Bufin do rrezoni Ramen, a e kuptoni sa qesharake jeni. Nje djale nga lista e hapur Kalaja qe pretendone se i Kane tjetersuar votat kur e pyeste gazetari , ai kishte frike ti permente emrin Saliut jo jo ta mendosh qe ky do ta rrezonte. Berrisha eshte ne loje sikurse ti , nese ke bythe rrezoje ne te kundert bolle bête qaramanin studiove

    Përgjigjjuni
    1. F
      Foli ky krrici Kadilli i Saliut nga Poradeci

      Rregjimi i sateme more hundmadh klysh i Saliut deri dje.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cobani nga Fshati

        o "Kandil Vajguri"..me mire qe nuk u Zgjidhe Boss of PD....sepse je nje KOqe kandari dhemi ne Fshataret qe nuk jemi si takemi jot i "POlitikes de"... Per c´fare REGJIMI Flet ore Burre Budalla???????????Nuk me shpejgon pake se c´fare do te thote Fjala Regjim???????????????????????ik o se late name...ju nuk jeni as per coban dhishe le me pastaj...por kur them me ju..e kame me te gjitha ata qe Merren me POlitike dhe perdorin Fjalen "REGJIM"... Ne Shqiperi nuk ka Regjim o Kandill..ka Qeverisje....e more veshe???

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haka Tekizoti

          Pse flet me nëntekste ky Kadilli? Pse nuk e thotë troç që Berishës i pëlqen të jetë terrorist, të vrasë, të vjedhë, të sundojë pa asnjë kufizim, të përçmojë, të dhunojë, të fyejë, të shajë, të shpifë, të përbaltë, duke shfaqur tërë shpifësinë e vet të pafundme e të pashoqe. Për një fundërinë të tillë asnjë gjuhë në botë nuk e ka fuqinë ta shprehë saktë ndyrësinë që ai përfaqëson.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje