Pasi dëshmoi se votat ia kishin vjedhur kandidatët brenda koalicionit, Gjunkshi i kërkon Celibashit filmimet për votën e diasporës

17 Qershor 2025, 15:48Politika TEMA
Pasi dëshmoi se votat ia kishin vjedhur kandidatët brenda koalicionit,

Xhemal Gjunkshi, kandidat i PD-së për qarkun Dibër, i është drejtuar me kërkesë zyrtare kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të vënë në dispozicion pamjet filmike të votave të diasporës.

Pasi dështoi nga hapja e kutive të pjesshme të Dibrës, që të renditej i pari në listën e pritjes për këtë qark, (PD mori vetëm 2 kandidatët e listës së sigurt në atë qark), pavarësisht se rinumërimi ngushtoi diferencën mes tij dhe Përparim Spahiut nga 120 në 56, Gjunkshi po kërkon të gjejë vota të tjera të devijuara brenda partisë nga komisionerët e PD-së, që do shkojnë në favor të tij dhe të përmbysin rezultatin.

KAS ia rrëzoi më parë kërkesën për hapjen e të gjitha kutive, duke qenë se me ato që u hapën, 42 kuti, nuk u prodhua rezultati i pritshëm dhe trendi që të çonte tek ndryshimi apo përmbysja e shifrave.

Qarku i Dibrës përfundoi me rezultatin 3 me 2 në favor të PS-së, ku PD mori vetëm listën e sigurt dhe jashtë mbeti Xhemal Gjunkshi. Përparim Spahiu u rendit i pari në listën e hapur të PD-së, teksa Gjunkshi pretendon se i janë vjedhur vota brenda partisë dhe kërkon që ta përmbysë rezultatin, me shpresën se duke qenë në listën e pritjes, mund të bëhet deputet më vonë.

 

3 Komente

  1. D
    Deputeti gjeneral

    Nuk humbet shume as kuvendi dhe as vendi ne rast se ku njeri nuk behet deputet. Nje ish ushtarak medioker, servil i te gjithe ministrave me te cilet ka punuar, qe e beri Berisha gjeneral vetem per te nenshkruar tjetersimin e prones se klubit sportiv "Partizani". Dhe ai e nenshkroi, gje qe nuk e kishte bere gjenerali para tij, te cilin e shkarkuan pikerisht per kete shkak.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ushtari në mision në Afganistan

      Kur e sheh këtë bol të vjen për të vjell aq më tepër kur mendon që ka qenë Shefi Shtabit të Pergjith.Imagjino si ka drejtuar ushtrinë shqiptare .Pupupuuuu...

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        O Gjunksho ik tani ziej groshen je i perlyer tek gllaberimi i kompleskit Partzani me te duart.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje