Analisti Ibsen Elezi, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, tha se deformimi i procesit zgjedhor në Shqipëri nis shumë përpara se qytetarët të shkojnë drejt kutive të votimit. Sipas tij, mungesa e ndëshkueshmërisë dhe bashkëpunimi i strukturave me aktorë politikë janë ndër shkaqet kryesore që e kanë çuar vendin në një krizë të thellë demokratike.
Elezi vlerësoi punën e SPAK, duke theksuar se akuzat ndaj institucionit si i anshëm nuk qëndrojnë, ndërsa theksoi se faji për humbjen e zgjedhjeve nuk mund t’i faturohet vetëm të tjerëve, por lidhet edhe me paaftësinë e opozitës për të ndërtuar një alternativë të besueshme.
Analisti u shpreh se shumë figura brenda opozitës nuk reagojnë ndaj Sali Berishës, jo për shkak të bindjeve politike, por nga frika se “u pritet koka politikisht”. Sipas tij, kjo sjellje servile pengon ndërtimin e një opozite të vërtetë dhe me integritet, e cila mund të ofrojë një alternativë reale për vendin.
“Ky proces deformohet së pari para se të shkojmë tek kutia e votimit. Kjo duhet të ishte ndëshkuar me kohë, kurajoja e strukturave që e kanë për detyrë ndjekjen e një krimi të tillë. Shumë nga ata që e kërkojnë janë palë e këtij deformimi. Nuk përbën sens fraza kemi humbur zgjedhjet sepse SPAK është me Ramën. Më së miri SPAK e ka vërtetuar, që qeverisja e Ramës është një qeverisje me shumë zyrtarë të arrestuar. SPAK i ka dhënë një favor të madh në opinionin publik opozitës, pastaj se sa e shfrytëzon opozita është dishtë diçka tjetër. Nuk mund të fitosh kurrë duke akuzuar tjetrin, po dueht të japësh edhe versionin tënd. Akuzojnë njëri-tjetrin me akuza boshe, kanë akuza pa fakte. E kanë futur këtë shoqëri në një absurd, që shoqërisë t’i duket si diçka normale. Krimi i vjedhjeve të votës është krimi më i rëndë, sepse cenon shtetformimin.
Unë i mbetet parimit që përplasjet tona në vend janë përplasje të brendshme. Që ne të ankohemi ne tek Evropa, sepse nuk bëjmë dot demokraci, kjo është qesharake. Europa e ka ndarë mendjen se çfarë do të bëjë me Shqipërinë për shkak të gjeopolitikës, duan që ta fusin në BE. Duhet të ndryshohet i gjithë sistemi politikë, dhe kjo duhet të vijë nga opozita. Po që të flasësh për moral, fillimisht duhet ta kesh atë. Nuk ngrihen ndaj Berishës se kanë frikë se u pirjet koka, politikisht. Nuk ka zë kundër në PD, të gjithë i servilosen Sali Berishës”, tha analisti./abcnews.al
Na rrofsh bythen o Azgan qe I del ne mbrojtje kesaj drejtesie skandaloze qe akoma s'guxon te jape nje verdict per mafiozet qe shuan Gerdecin, e vrane cdo kundershtar te tyre, qe vodhen sa munden e ku munden
Isben mjafton te shikosh fytyren tende dhe e kupton se çfare force jeni.Boll me me deklarata qe nuk i sherbejne kerkujt.Te gjithe te nje kallepi jeni ,keni dale nga e njeta vrime e per rrjedhoje te gjithe do e qani kur tju lere pas.Partia Demografike eshte aset i Sali Berishes e per rrjedhoje ju sahanlepirsit duhet te heshtni deri ne ngordhjen e kalit i cili ka kohe qe terheq kembet zvarre.Boll me me pallavra se edhe me te uryer beheni.
Po kryeservili i foltores se vicidolit eshte prifti pastor pa veladon Dorjan telit barkderri qe mbajti fjalimin me servil ne histori duke hyre ne librin gines, poshte tyrbes se imam haxhi dede sali fazllic asad dumbabes me 40 hajdute. Dorjan barkderri gati sa nuk i tha vampirit te hengsha mu,, vetem me bej nje cik deputet se vdiqa 2 vjet duke djegur goma para bashkise. Por vampiri nuk ja futi ne pordhe fare ate servilizem te peshtire, puthadore apo puthakembe te ketij barkderri me mjekrren gjithe morra.