"Mos keqinformoni opinionin publik" - Ndreca: Prezenca e sotme në SPAK nuk ka lidhje me veprimtarinë time

17 Qershor 2025, 18:05Politika TEMA
"Mos keqinformoni opinionin publik" - Ndreca: Prezenca e sotme në

Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca, ka reaguar nëpërmjet një statusi në profilin e tij në rrjetin social facebook, ku është shprehur se prezenca e tij e sotme në SPAK nuk ka të bëjë më ndonjë çështje në hetim ndaj tij apo me veprimtarinë e tij në jetën parlamentare.

Ndreca kërkon nga media dhe nga një pjesë e gazetarëve që të mos keqinformojnë opinionin publik, ndërkohë që sqaron se thirrrja e një deputeti për të dhënë sqarime në një institucion kushtetues si Prokuroria e Posaçme, ashtu si edhe përgjigjja vullnetare e tij, nuk përbëjnë diçka të jashtëzakonshme.

Më poshtë reagimi i plotë i deputetit Plarent Ndreca

Të dashur gazetarë,

Ju lutem mos keqinformoni opinionin publik (sigurisht, jo të gjithë ju).

Siç e kam sqaruar edhe në dalje nga Prokuroria e Posaçme, prezenca ime aty sot kishte të bëjë me dhënien e sqarimeve lidhur me disa rrethana të një hetimi në zhvillim për persona të tretë. Kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë time parlamentare, as me vizitat e kryera në këtë funksion.

Thirrja e një deputeti për të dhënë sqarime në një institucion kushtetues si Prokuroria e Posaçme, ashtu si edhe përgjigjja ime vullnetare ndaj kësaj thirrjeje, nuk përbën as lajm, as diçka të jashtëzakonshme. Është pjesë e marrëdhënies normale institucionale që përcakton vetë Kushtetuta.

Nga ana tjetër, ky respekt për institucionet nuk e përjashton, përkundrazi, e nxit detyrimin për t’i vëzhguar ato nga afër — veçanërisht në mënyrën se si ushtrojnë kompetencat e tyre. Kjo mbetet pjesë thelbësore e veprimtarisë sime parlamentare, deri në ditën e fundit të mandatit.

Veprimtari që do të ushtrohet në ditët në vijim përmes publikimit të sjelljeve të disa institucioneve kushtetuese, të cilat në këndvështrimin tim, me heshtjen ndaj shkeljeve, veprojnë në kundërshtim me mandatin e tyre kushtetues dhe brënda një qasje korporatiste, që vetëm drejtësisë për njerzit nuk i shërben.

3 Komente

  1. s
    sapa

    Kur te therrasin koleget duhet te shkosh!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bastexhiu

      Kur blen nje kapele polici 350-400 euro duhet te shkosh te vendi...

      Përgjigjjuni
      1. A
        Abedini

        Ti mo plere e ke vendin ne burg jo ne parlament. Nuk ka njeri sot ne kete vend qe nuk e di se çfare zagari, pisi, hajduti, mafiozi dhe perversi eshte Plarent Ndreca! Shtepia jote duhet te jete SPAK e pastaj ne burg o ndyresire!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje