KQZ nuk lejon 'Lëvizjen Bashkë' si vëzhguese në rinumërim: S’janë palë interesi! Qori ankohet në KAS

17 Qershor 2025, 16:25Politika TEMA
KQZ nuk lejon 'Lëvizjen Bashkë' si vëzhguese në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e lejon Lëvizjen Bashkë që të ketë vëzhgues në procesin e rinumërimit që do të nisë nesër me Tiranën, për të vijuar më tej me Fierin dhe Durrësin.

Ka qenë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi që ka marrë vendimin, me argumentet se subjekti politik nuk ka interes të ligjshëm.

Janë lejuar vëzhgues vetëm nga PS, PD, Mundësia dhe Shqipëria Bëhet, që janë palë interesi në këtë proces.

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, pas këtij refuzimi mësohet se është ankuar në KAS, përmes kësaj shkrese dhe kërkon që të jetë prezent në procesin e rinimërimit që do zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë.

 

Lini një Përgjigje