Sulmet Izrael- Iran, Prega: Qëndrimi i Shqipërisë një linjë me NATO-n! Tafani: Ja cili shtet mund të zgjidh konfliktin! Shala: Teherani do bombardonte kampin e muxhahedinëve

17 Qershor 2025, 22:30Politika TEMA
Sulmet Izrael- Iran, Prega: Qëndrimi i Shqipërisë një

Sulmet Izrael-Iran vijojnë, ku të dyja krahët po bëjnë bombardime në zona të ndryshme. Këto sulme janë diskutuar edhe ditën e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ku eksperti i sigurisë, Xhavit Shala tha se Irani kishte plan të bombardonte kampin e muxhahedinëve në Shqipëri.

Sipas tij, edhe pse nuk ndodhi Irani bëri sulmin kibernetik ndaj shërbime online.

‘Irani bëri një nga sulmet më të egra në Shqipëri, sulmin kibernetik dhe dha pasoja dhe më pas me mbështetjen amerikane u arrit që të frenohej dhe u kap situata shumë shpejt. Ata e bënë një sulm se bënë me raketa, por e bënë në këtë formë. Këtu u pranuan muhxhaedinët që ishin vendosur në Irak dhe u transferuan në Shqipëri dhe kjo e acaroi Iranin dhe Irani kishte plan të bombardonte kampin e muxhahedinëve në Shqipëri. Policia e shtetit bëri ndërhyrje në 2023 dhe iu bë e qartë se nuk mund të përmbysin sofrën e mikut, ata janë refugjatë dhe atë duhet që ta pranojnë këtë. Këta nuk janë e vetmja opozitë. Edhe shteti ja bëri të qartë se ata nuk mund të shkelin ligjin dhe të abuzonin me mikpritjen dhe pas kësaj nuk ka pasur më probleme’, tha ai.

Ish zv/shefi i shtabit të Përgjithshëm, Ded Prenga u ndal tek qëndrimi i Shqipërisë lidhur me këto sulme. Ai tha se as Rusia nuk e do një Iran me armë bërthamore.

‘Është normale që qëndrimi diplomatik i shtetit shqiptar ka qenë konsegunet në mbështetje të të drejtës së Izraelit për tu vetëmbrojtur dhe Irani të mos dal në përfundimin për të pasur një armë nukleare se do të ishte rrezik jo vetëm për Izraelin por edhe më gjerë. Qëndrimi i Shqipërisë ndaj këtij sulmi është edhe në linjë të plotë edhe me vendet anëtare të NATO edhe Rusia edhe pse nuk ka paraqitur deklarata zyrtare, por mungesa e reagimit zyrtar flet se edhe vet Rusia nuk do një Iran me armë nukleare’, tha ai.

Analisti Endri Tafani, tha se i vetmi shtet që mund të zgjidhë konfliktin në Lindjen e Mesme është Arabia Saudite.

‘Qëndrimi i Shqipërisë nuk e di nëse është edhe i njëjtë me atë që mendojnë shqiptarët. Sepse këto ditë kam parë shumë. Irani ka pasur tentativë për sulm terrorist këtu dhe gjenë sot shqiptarë që thonë Irani duhet që të ketë armë atomike. Është një hipokrizi nga ana e shumë njerëzve që ajo zonë të jetë në luftë vazhdimisht. Dhe i vetmi vend që mund ti jap zgjidhje është Arabia Saudite', tha ai.

1 Komente

  1. g
    goon

    Si do bombardonte Irani bazen e Mek (muxhahedinet) kur raketa me rreze me te larget qe ai ka eshte : Sejjil dhe ka rreze 2,500 km . Nderkohe distanca nga Tehrani po themi deri tek baza e MEK ne Shqiperi eshte 2823 Km?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje