Ka nisur procesi i rinumërimit të 1282 kutive të qarkut të Tiranës, vendim i marrë me iniciativë nga dy anëtarët e PD-së në KAS.
Nga rinumërimi i 13 kutive të para, deri në orën 12:30 të ditës së sotme rezulton se Partisë Demokratike nuk i janë llogaritur 4 vota gjatë procesit të numërimit më 11 maj dhe pas këtij rinumërimi i janë shtuar në tabelën e rezultateve. Nga 2254 vota që kishin këto 13 kuti në numërimin e parë, tani PD-së i njihen 2258, ose 4 më shumë.
Ajo që ka dalë më e fituar deri tani duket se është PS, teksa në 13 kutitë e para rezulton se ka përfituar 17 vota më shumë, të cilat pas rinumërimit që po bën KQZ te pallati “Farie Hoti” në kryeqytet, i janë zbritur nga tabela e parë.
Edhe Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës rezulton se i janë hequr 3 vota padrejtësisht në numërimin e parë, të cilat iu shtuan në rinumërim pas 13 kutive të para.
Edhe Mundësisë së Agron Shehajt dhe Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit, gjithashtu i janë shtuar nga një votë secilës nga ky rinumërim.
Në momentet e para, kur procesi kishte 7 kuti të rinumëruara, ra në sy fakti se të gjitha këto parti më sipër, përfshi edhe PS-në, ishin ‘vjedhur’ nga komisionerët, që praktikisht dukej si një gabim njerëzor. Ajo që vihet re në këtë rinumërim është fakti se ka qartë gabime komisionerësh në të gjitha krahët.
O Bufi pulave , po pse o i marre mendesh kerkove rinumerim per t'ja futur vetes..
Saliu shtyn ditet me keto zvarritje. Erdhi Shtatori, dhe Saliu vazhdon te jete Kryetari Opozites, kaq i duhet. Ajo qe planifikon Saliu, eshte rremuja e Flamur Nokes, Vokshit, Ina Zhupes ne Sallen e Parlamentit, ajo i duhet.
Ps te kerkoje rivotim se i jane vjdhur votat me qerren bullgare
Saliu po rivret vehten politikish. Turp nuk ka, kjo po e po, por si mundet ti dale perpara partive popullore evropiane tani ky gamor i cmendur plotesisht.
"Ajo që ka dalë më e fituar deri tani duket se është PS, teksa në 13 kutitë e para rezulton se ka përfituar 17 vota më shumë, të cilat pas rinumërimit që po bën KQZ te pallati “Farie Hoti” në kryeqytet, i janë zbritur nga tabela e parë." - ky pragraf i marre nga me siper eshte i sakte? Pra PS ka dale e fituar se kishte 17 vota padrejtesisht me shume? O katnare gazetare a kuptoni cfare shkruani apo cfare qarkulloni midis jush? Dhe pastaj na thone qe te kemi respekt per ju se percillni te verteten dhe vetem te verteten. Ju jeni kazane plehrash ore ditezinje!
Keni të drejte, fjalia eshte formuluar gabim. Ne fakt PS ka rifituar 17 vota pas rinumerimit.
Germoni germanium se qenin e ngordhur do gjeni.
Nje verr ne uje. Pun saleshi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
E "mrekullueshmja " e kasaj historia jane edhe gazetaret, qe pas mediokreve te saliut, thone se eshte perdorur "treni bullga" dhe vetem 21 vota gabim diskutohen! lereni saliun madheshtor ne "budallallekun e tij criminal"!
Kush e paguan këtë rinumurimin? Ts paguaj ai që e ka kërkuar pa fakte.
Pra, deri me tani me teper vota nga rinumerimi ka perfituar PS. Ha mut o Sali, bashke me ata qe te vijne mbas.
Te behet ndryshimi ne ligj qe nese kryhet rinumurim dhe votat jane brenda rezultatit te dhene me pare ( - marzh gabimi), atehere ajo force qe ka kryer rinumurimin te marre persiper dhe kostot e ketij procesi
Sa me shume te rinumerohen, aq me shume vota PS i shtohen / Te rinumerohen edhe nja 2-3 here, do arrije ate 99.99% te epokes shokut Laver /