Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi i cilësoi një lojë politike mosmarrëveshjet e grupimeve të opozitës për bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Në një intervistë për “Neësline”, ai tha se roli i bashkëkryetarit është i barabartë me atë të anëtarëve të tjerë të këtij komisioni.
“Besoj që tashmë e kemi të qartë që sa i përket bashkëkryetarit e kemi thënë shpesh se nuk ka asnjë vlerë më shumë sesa çdo anëtar i komisionit. Debati për bashëkryetar nuk ka logjikë megjithatë është kërkesë e tyre, është më shumë një lojë politike për të mos marrë pjesë në një diskutim. Po të hyjmë në debatin mes njëri-tjetrit, grupimi tjetër kërkon që të ikin të gjithë anëtarë, pra komisioni të mos ketë anëtarë të grupimit të Bashës.
Është një lojë që e kanë më shumë për të treguar forcën e tyre dhe se çfarë debatësh bëjnë mes vete por që nuk i takojnë PS. Ne jemi të interesuar për të bërë reformën. Grupimi i Bashës është me 28 deputetë dhe nuk mund të bëjmë një apel sa herë ata ndryshojnë qëndrimet e tyre. Prandaj kushdo prej tyre, dhe ka disa prej përfaqësuesve të Foltores dhe të Bashës të vijojnë të japin qëndrimet e tyre. Komisioni nuk ka një vendim që vendos komisioni dhe parlamenti është i detyruar ta votojë”, theksoi Klosi.
Ai u pyet edhe për kërkesën e PD-së për të amnistuar Ervin Salianjin.
“Dua të them që nuk jam i përfshirë në këtë proces. Kjo amnisti duhet të ishte bërë kohë më përpara. Kërkonte votën e opozitës në parlament, e cila vazhdonte të ndiqte linjën e bojkotit dhe të mosdakordësisë për gjëra të rëndësishme. Vjen për një kategori të caktuar të dënuarish që janë në procese penale dhe që kanë marrë dënim, janë në fund të dënimit kjo për faktin e lehtësimit të sistemit të burgjeve. Duke pranuar që dënimi është marrë, ata e kanë vuajtur dhe për të lehtësuar këtë dënim ka qenë me konsensus, asnjëherë s’ka munguar vota e të dyja palëve sepse bëhet për qindra qytetarë dhe sinjali që erdhi nga Xhaferri për të marrë pjesë në këtë diskutim. Po diskutohet projektligji.
Nuk di të them për çfarë ka propozuar Xhaferri apo nëse e mbështes ose jo por në parim mbështes faktin që Xhaferri ka arritur të thyejë bojkotin dhe kjo vjen nga eksperienca e tij në parlamentin shqiptar paçka kemi debate apo qëndrime të ndryshme. Kur vjen puna për gjërat që duhet të biem dakord, duhet të biem. Jemi në parlament për të sjellë arguemente. Nuk kam formimin e e nevojshëm për të dhënë gjykimin personal. Shpresoj të jetë sinjal nga opozita që kjo amnisti e mirëpritur nga qindra të burgosur, të vijë edhe në votën parlamentare. Është një shenjë, shpreoj të jetë dakordësi për të kalyar nëpër komisione dhe më pas në seancat pelanre me votat e demokratëve”, u shpreh Klosi.
Shpresoj që të miratohet ky ligj dhe të përfitojnë të gjithë ata qe jane dënuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe që janë duke e kryer dënimin në burg si dhe mos te perfitojnë Ata që janë akoma në shkallat e gjykimit si puna e këtij kriçi Babale-Salhajni
Leri pordhet Klosi po ja kaloni njeri tjetrit topin asnjeri nuk thote e meriton Salianji me operacionin BABALE te amnistohet po apo jo,icili me veprimet e tij na la per muaj ne tv po te bejne te gjithe deputet si ky apo i keni ligjet per vete dhe i beni si te doni cfare ka bere me shume ai kryetari i Kucoves qe kur ishte minoren kaloi kufirin pa leje si shume shqiptare,apo eshte deputet Salianji dhe doni te rregulloni punet tuaja,ai eshte deputet qe ka spiunuar ka bere DASHURI ne parlament dhe asnje ligj edhe nje here Klosi leri pordhet dil me Fatmir xhafen dhe thoni te verteten ,ndryshe ju jeni mute te tere.