Lajmet e reja nga “Rruga e Shpresës”

26 Janar 2024, 18:43Politika TEMA
Lajmet e reja nga “Rruga e Shpresës”

Nga Ylli Pata

 

Një person që nuk jeton në Shqipëri e shikon panelet e darkës, do të krijojë përshtypjen se këtu ka një person të gjithëpushtetshëm si Edi Rama që i do në burg të gjithë njerëzit që kanë vila e pallate, apo makina të shtrenjta. E tha Ylli Manjani. Një socialist i çuditshëm që erdhi në stafin e Fatos Nanos pasi kishte qenë një drejtor i policisë financiare të Sali Berishës në një rreth të veriut në fillim të viteve 90.

Por nuk është vetëm Manjani, e thotë edhe Çani e të tjerë, të cilët e quajnë një anormalitet një hetim ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës. Por ka të tjerë, që nuk i nxjerr kush në panele, që thjesht kërkojnë të bëhet transparanca e pasurisë jo vetëm të Sali Berishës dhe Ilir Metës, por të të gjithëve, madje edhe këtyre panelistëve që si Argita e quajnë veten shtresë e mesme, por kanë mbi 4-5 banesa 200 mijë euroshe që kalojnë milionin. Si quhesh me 1 milion e 200 mijë euro asete pasuri?

Pa llogaritur pasuritë e tundshme? Normalisht kush flet për logjikën  “burg, burg” as nuk e ka idenë çfarë mendojnë njerëzit. Ata thonë transparencë e konfiskim të të gjithave aseteve që kanë këta makutë që na shtiren si revolucionarë.

Meqë ra fjala te revoluconi sot ka pasur një diskutim mediatik nga një rrjedhje informacioni në lidhje me një diskutim të foltores. Ku Endmond Spaho tha që nuk do jem ca ditë. i bënë gjëmën pikërisht për këtë deklaratë të profesorit, a thua se ai kishte thënë se toka është e rrumbullakët.

Kush e njeh politikën shqiptare e di që pikërisht ky aspekt është fenomeni dramatic i saj. Ku shefat, nuk kanë lënë asnjëherë njerëz që të kenë halle, t’u dhembë koka, të kenë tension të lartë, të shkojnë në ndonjë udhëtim. Jo! Nuk e bëni dot! Sepse gjithçka konsiderohet kazermë! Edhe Big Brother ka një kazermë, ku edhe ka dënuar ata që kanë lënë karantinën!

Ilir Meta sot, e quajti sot Arben Krajën një “zar të Arben Rakipit”. Kur ky i fundit, i shkarkuar me votën e tij dhe të Sali Berishës, ç’ka çoi për lesh Partinë Socialiste ka 22 vjet që nuk ekziston.

Po pse ju kujtua Ilir Metës? Ju kujtua për t’i treguar Sali Berishës se kush është realisht aleati i tij politik. E ky është një zhvillim i rëndësishëm i ditës së sotme. Në fakt Berisha, nuk ka pasur asnjë mbështetje të tezës së tij kundër SPAK, përveç zotit Meta. As Gaz Bardhi e as deputetët e tij. Ilir Meta, i ka kujtuar Arben Rakipin jo për zotin Kraja, por për logjikën e mbrojtjes së të paprekshmëve.

Arben Rakipi ka qenë prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë, e është shkarkuar vetëm sepse kishte hapur dosje ndaj Sali Berishës në fillim, e Ilir Metës më pas. Me votat e Metës dhe Berishës. Por këto janë lajme të vjetra tashmë. Sipas të gjitha gjasave doktori dhe likja mendojnë se janë treguar tolerantë ndaj prokurorëve e hetuesve që nuk i kanë “neutralizuar” si Enveri.

Ja ku jemi dhe gjithçka po kthehet e ndërsa Berisha e Meta merren me prokurorët e SPAK, deputetët bëjnë negociata për të ardhmen e tyre. Argita? Jo zotëri, sot protagonist është Salianji, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë jo vetëm deputet i grupimit të Sali Berishës. Edhe në mos dashtë Berisha ta nxjerrë, është i detyruar.

Por problem është se sot këta deputetë po negocojnë të ardhmen e tyre pa hyrë në rrugicë, madje edhe po flasin për bashkim. Një logjikë që përkashton rrugicën dhe aktorët e saj. Seanca e djeshme e Parlamentit u pa qartë se ka një zhvillim të ri, jo thjesht nga sjellja e Albana Vokshit që është një mbështetëse e afërt e Berishës, por nga ndërveprimi i të tjerëve që dogjën Kuvendin në fund të vitit të shkuar e nuk fituan asgjë. Thjesht ata nuk kanë probleme as me SPAK as me ish-prokurorin e përgjithsëm, siç ka Saliu me Ilirin.

14 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Do t'i vij mortja edhe Ilir Metes. Duroni. Ilir Meta eshte njeriu me i korruptuar pas Sali Berishes. Saliu,Meta,Monka e diisa kokra te tjere,ne burg do kalojn pjesen tjeter te jetese se tyre dhe mire t'u behet se kane rjepur popullin. Denim pa meshire per keta horra,keta hajdut e vrases.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Shikojeni fytyren e Saliut si eshte deformuar me 3 jave burg shtepije. Imagjino si do i behet koka tulle Ilir Metes ne burg? Jo rastesisht lekura e Malltezit eshte lemuar, e ka trajtuar mire Gjici ne qeli.

      Përgjigjjuni
    2. E
      ENTSOE

      Analize e thjeshte dhe shume smart! I lumte ketij gazetarit! Te tjeter, shumica, grijne sallate per vetem interesat meskine te tyre. Ne thelb Jane pjesa me antidemokratike e media's korruptive, do pastrohen nga vete zhvillimi dhe faktori fiziollogjik.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Sipas nje studimi ivestikativ qe ka bere nje portal me fame boterore me qender ne Çaj Matrash te Kukesit,PD-ja dhe Shqiperia presin zhvillime historike nga rruga “E shpreses M.M” Me Liderin ne krye PD dhe tere mbeshtetesit e Doktorit do shkojne “Nga fitorja ne fitorje” Madje nje gazetar i ketij portali prestigjoz thote se doktori po pergatitet seriozisht ne tarracen e papafingos per ta shperngulur seline e tij te perkoheshme ne shtepine e perjeteshme pasi e ka thirrur Shën Pjetri.Madje ka lene dhe testamentin zv/kryetar i pare te jete Mul Noka,ekretar i pergjithsgem te jete Saliani dhe zv/kryetare te jene Leone Baçi dhe Korresh Shalqipreshi.Gjeli i Peqinit do jete sekretar per marredheniet me publikun,ndersa Bardhi kryetar i gr.parlamantar.Me votim nje anetar nje vote te jete Gita,jo Grida se ka konflikt interesi

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prostituta Kombetare Sali

          Padyshim… Jena mbledh ne ketu… du tju garantoj ju se , patjeter padyshim Basjke me Vjollca Vokshin, Xhozin, Griden e Garon, do ecim Vetem perpara!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Argita shume e shemtuar

            Jo Gazja do jete sekretari dufishte brain gay dhe dick gain

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tadim Mema Spiun Sigurimi

            Kjo eshte rruga e Qametit. Saliu per 33 vjet Qametin mbolli ne Shqiperi. Pas Qametit Sali vjen Rahmeti ( Amerika dhe SPAK ). Malorja jote dhe e bandes 33vjecare eshte pa kthim Sali.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Moza

              He heeeej, doli goca ne penxhere Per me pa se kush po vjen.

              Përgjigjjuni
              1. ¿?

                Morrat e foltores jane gati per te bere harakiri per nder te udhjesit te tribuse.

                Përgjigjjuni
                1. l
                  lani

                  pupupu shikoni ne syte e atyre budallejve sikur po shohin jesuzin pupupu skandal

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    american23al

                    keto lajme nga kjo rrugice beni mire ti pasqyroni ne nje seksion te ri te medias qe te quhet : "Humori i dites" por nga dale po humbet dhe pjesa e humorit po vjen ajo e mbylljes se leximit apo te TV...

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Drane

                      Do veme kapital pa mase, Do fitojme para me thase, Me i pastrue sipas ligjit, Kemi firmat e Fazllicit. Shkina ime, moj Argite, Mire i “qan” keto “sukses fite” Çdo projekt qe konsulton, Dhjete perqindeshin e “rrafshon”. Nga qe pronat ke synim, Po te jap mendimin tim: Toke me çmim “badiava” Veç n’ Porto Romano ka. Jane pronare ca katundare, I genjejme me pak dollare. Bejme nje Vendim historik: E kthejme n’ Park Energjetik. Vlera e tokes shkon n’stratosfere, Rritet çmimi 300 here !! Sa firmos nje V.K.M. Pare te madhe fitojme ne !! Shkelzeno, qepju Gerdecit, Eshte mbreti i biznesit. Gjithe mafjozat ma t’nderu N’trafik armesh jane perqendru. Eshte biznes fantastik ! Demontim dhe trafik. Do ta bejme ne menyra te fshehta, T’ mos leme gjurme ne evidenca. Trafikojme edhe raketa, Sa te doje Al-Qaida. Ne rruge sekrete permes Çadit, I çojme arme edhe Xhihadit. Nuk na duhen ne uzinat, Fillo, e ngre llamarinat. Perdor mjetet e ushtrise, Ke dhe çiken e Farise. Kam mendu per proceduren, Gati ke infrastrukturen. Alibe e Aldo Bumçe, I ke vartes n’ grupin e punes. Mos humb kohen me liçencat, Ti jep baba kompetencat. Qeveria, perfshi mua, Do te jete nen urdherat tua !! Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle, Veç me mbush thaset me dollare, Non-stop, n’supervizion, Baxhanakut i takon. Per fitimin maksimal, Nuk njoh ligj, as moral, Puna del me leverdi Kur shfrytezohen gra e femi. Keto jane pune qe leverdisin, Pasunohemi me tane fisin, Fitim te tille nuk ka pare bota, Pesedhjete breza s’na dhemb koka.

                      Përgjigjjuni
                      1. 1
                        1

                        Nje koregjim .Quhet sokaku i te mareve jo rruga e shpreses.Te mos i deformojm emertimet.Sa e bukur eshte ajo fotografia posht ,ajo e te mareve

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje