Pas Berishës, edhe Ilir Meta sulmon SPAK: Prokurorë të lidhur me Ramën kanë marrë angazhime personale për të më goditur

26 Janar 2024, 15:10Politika TEMA

Pas Berishës, edhe Ilir Meta sulmon SPAK: Prokurorë të lidhur me

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar institucionet e drejtësisë. Reagimi i Metës erdhi pasi u pyet nga gazetarët nëse ka frikë nga SPAK, referuar deklaratave të Altin Dumanit se nuk ka rëndësi emri Ilir Meta apo Edi Rama për çështje në hetim, pasi presionet politike nuk u bëjnë përshtypje.

Meta hodhi akuza se prokurorë të lidhur me Ramën kanë marrë angazhime personale për ta goditur.

Ai sulmoi edhe Altin Dumanin, duke e quajtur ‘zar’ të ish-kryeprokurorit Arben Rakipi dhe se po tenton të godasë Metën, që sipas tij ka mbrojtur reformën në drejtësi.

“S’kam asnjë koment për këtë deklaratë. Kam qenë gjithë jetën në hetim, e di që gjithashtu prokurorë jo që flirtojnë me politikën, që janë prodhimi më i drejtpërdrejtë të saj kanë marrë angazhime personale për tu marrë me Metën për arsye që i dinë mirë. Unë jam këtu, do jem gjithmonë këtu. Të jeni të sigurt se nuk ka asnjë forcë që mundet të zhbëjë PL si një parti të të vërteta të mëdha dhe njëkohësisht nuk ka asnjë zar të Arben Rakipit që për të legjitimuar kapjen e reformës në drejtësi nga Rama përmes shkatërrimit të proceseve kushtetuese, që nga zgjedhja e prokurorëve të përgjithshëm, betimet e anëtarëve të GJK tek lana, e gjithë ato bëma të tjera, të godasë Ilir Metën që mbrojti reformën në drejtësi. Mbrojtje që u konfirmua edhe nga vetë komisioni i Venecias. Lidhur me përpjekjet e Ramës për ta kthyer SPAK në një komisariat policor anti-opozitë për të shkatërruar pluralizmin politik nuk jam i surprizuar. Asnjëherë s’kam dashur të identifikoj këtë institucion me individë të caktuar që nuk flirtojnë me politikën, por janë prodhim i saj dhe para se të bënin betime me dorën në Kushtetutë kanë bërë betime të tjera që koha po i provon më së miri”, tha Meta.

10 Komente

  1. M
    Mona

    Ky hajduti eshte nje cope injorant dhe gangster bashke me ate fytyre plastiken qe e ka ndihmese ne hajduteri!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arber

      Ky BQ mendoi se duke bere si i semure do shpetonte. Sapo mori vesh qe hetimi vazhdon filloi te beje prap si i forte. ????????

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rajmond Skelari

        Po te ishte SPAK me Edi Ramen, nuk do fillonte luften ne dy fronte, sepse teoria jone e luftes eshte "armikun coptoje pastaj shkaterroje". Edi Rama eshte aq i "lashte", sa di vetem nga ana e artit tone ushtarak popullor. Strategjia qe po ndjek SPAK nuk eshte gje tjeter vetem strategji e luftes se artit ushtarak amerikan. Amerikanet mendojne se suksesi i luftes eshte lufte ne tere frontin. Me nje fjale SPAK po ndjek strategjine amerikane dhe jo ate shqiptare. Kjo eshte nje URRRA per SPAK!. Spaku nuk eshte as me Ramen, as me Liken apo me Saliun. SPAK eshte per Shqiperine! Likja tregohet konfjuz dhe eshte ne rolin e terroristeve. Terroristet kur e dine qe nuk e mundin dot Ameriken, merren me akte terroriste ndaj individeve, njelloj si Likja dhe Saliu qe jane kethyer terroriste shqiptare se nuk mundin dot Ameriken....

        Përgjigjjuni
        1. O
          O like spiuni po ti i goditur je

          Po cfare te godasin ti i goditur je... je i mbaruar komplet te pakten mos beje si nongrata qe pellet nga dritare e katit te tete po shko beje burgun me nder ke vjedhur u kape mbarone filmi , barsaletat me ma beri Rama harroje se do torrolisen me ty si me Berrishen

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetari jo dicidal

            Une shtroj nje pyetje ,mor Ilir Meta. A mund t'me thuash pse nuk sulmohet nga drejtesia presidenti Bamir Topi, Alfred Mojsiu e Rexhep Mejdani ? Po edhe i ndjeri Bujar Nishani,edhe pse ishte nje sekretar i Berishes, po perseri ishte president, nuk u fol e as flitet per korrupsion. Po edhe Fatos Nano nuk permendet e as ka ndonje denoncim ne organet e drejtesise. Pse Ty,o Ilir dhe Saliun drejtsia u paska inat ? Pse poulli u urren si hadute ?

            Përgjigjjuni
            1. n
              neqiu

              E ke dhjere me kapterin e Berishes ore "qytetari jo dixhital",se Bujarin e ndau nga kjo bote per te mos deshmuar per zhdukjen e K.Trebickes ,sepse nepermjet te shoqes dekonspiroi vendin ku ndodhej pasi Brunilda pa vetedije i dha Odetes vendin ku ndodhej Kosta dhe grupi ekzekutues i A.Kuli(ç)shit beri te paberen duke e eleminuar deshmimtarin kyç per shitjen e municionit Shqipetar duke i dhene fushen e lire Zenit.Ndaj Jari nuk ishte sekretar i Berishes por kapter i tij dhe siç zhduku te gjithe urdhermarresit duke filluar nga Arbnori,Gazidede,Zhulali,Hajdarin zhduku edhe Nishanin.

              Përgjigjjuni
            2. G
              Gimi me tha mua 7 % nga ana ime

              Thone qe miu ndien cdo gje te keqe qe i vjen ...dhe nuk ndien dhembie kur goditet ....fiks i tille eshte dhe spiuni Metaj ....

              Përgjigjjuni
              1. C
                Columbo

                Televizionit syri është I dëmshm për vëndin pasi mbështet terrorizmin Tropojan, përkrah fuqimisht korupsionin opozitar dhe është anti kombëtar.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Munika

                  Te ngaterojne me Sali Berishen ata or Like ,nuk e dine qe ti je "Ujku i pazarit te Ri" dhe te keput ne mes!Ndaj mos e jep vehten,por kush te dali perpara keputi ne mes.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xha Braho

                    O LIKE, AMAN MOS NA FOL PER KUSHTETUTEN… TY POPULLI TE NJEF SI HAJDUTIN ME BLLOK….

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje