Moti i keq në vend, Presidenti Begaj telefon Prefekten e Shkodrës: Të gjitha strukturat, të jenë në këmbë!

20 Nëntor 2022, 18:00Politika TEMA

 

Moti i keq në vend, Presidenti Begaj telefon Prefekten e Shkodrës:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj në një telefonatë me Prefekten e Shkodrës Majlinda Angoni u informua në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq në Qarkun Shkodër.

Veçanërisht ai shprehu shqetësim për ngjarjen e rëndë në Malësinë e Madhe, ku ujërat e rrëmbyera kanë marrë para makinën me tre persona në të dhe për fat të mirë me ndihmën e një banori të zonës ka arritur të shpëtojë vajza. Presidenti i Republikës i shpreh mbështetjen kësaj familjeje.

Njëkohësisht Presidenti Begaj inkurajoi dhe mbështeti forcat RENEA, ato të emergjencave civile, si dhe Forcat e Armatosura të cilat ndodhen në vendngjarje në kërkim të babait e djalit, por gjithashtu kërkoi përpjekje maksimale për të ndihmuar çdo familje në rrezik nga ky mot ekstrem.

1 Komente

  1. j
    jami

    edhe të lutem nga mbrapa besoj i ka thënë Baromi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje