
Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese për 18-vjeçarin Aron Balaj, i cili u dhunua së fundmi nga ish-shefi i Rrugores në Vlorë, Adrian Isufi dhe miku i tij Leart Bimo (person me precedent krimanal).
Marjana përmes këtij postimi është bërë “një” me Aronin, pasi ashtu sikurse dhe i riu, edhe socialistja e di fare mirë çfarë do të thotë të punosh me orë të tëra, turnet e gjata, tavolinat e shumta, klientët e padurueshëm dhe lodhjen e stërgjatë që të jep puna gjatë fluksit të sezonit.
Më tej ajo thekson faktin se ashtu si dhe i riu kamarier, të gjithë ata që përballen me situata të tilla, duhet të ngrenë fort zërin dhe t’i tregojnë çdo “maskarai” që askush nuk është mbi ligjin.
“Reagimi i fortë i opinionit publik asht shpresë, por na duhet me folë edhe ma shumë, që institucionet me veprue si duhet. Jam e bindun se ka edhe raste tjera, por reagimi shembullor sot duhet me i tregu çdo maskarai se askush s’asht mbi ligjin”, shkruan ajo ndër të tjera.
Reagimi i plotë i deputetes:
Qysh 12 vjeçe kam nisë me i sherbye miqve dhe vazhdoj edhe sot te bujtina jonë familjare ,pa turp, por me dinjitet e me knaqësi.
Ti, Aron, e nxore në dritë nji realitet të dhimbshëm: aty ku nji pakicë burracakësh hala në kyt vend përçmojnë ma të dobtin, ma të vorfnin, apo at që t’sherben.
Reagimi i fortë i opinionit publik asht shpresë, por na duhet me folë edhe ma shumë, që institucionet me veprue si duhet. Jam e bindun se ka edhe raste tjera, por reagimi shembullor sot duhet me i tregu çdo maskarai se askush s’asht mbi ligjin.
Une i di turnet e gjata, tavolinat e shumta e klientat e padurueshem e lodhjen e stergjate te sezonit. Nderkoh me kulture e plot fisnikeri ju pergjigje nji akti dhune qe duhet t’jet e patolerueshme n’shoqnin tone.
Trauma jote, psikologjike e fizike, s’ka me shkue kot. Asht si nji flijim që ka me dhanë kontribut për me e ba kët vend pak ma të drejtë.
Uroj me zemer qe drejtesia të japi vendimin e duhun për këtë rast!
Na fal Aron Balaj, falemners Aron Balaj!
Te lumte Marjana,keshtu vazhdo, mos u thy ej nga pengesat qe do hasesh rruges.
aman moj fol shqip se na hape barkun me ate dialektin tend, injorante, ti do perfaqesosh zgjedhesit ne kuvend, apo do ulesh nejun si jozi..pffff na e shpifet te gjithe ju qe flisni me dialte si ne veri si ne jug.....sidomos deputetet
Eshte dialekti geg mer kar me syze! Po ”pffffff” ca do te thote mer laskar?
C'eshte kjo analfabete qe qenka deputete?! Si mund te jet deputete nje si kjo qe shkruan gjuhen shqipe si flet ne shtepi????? Kjo do bej ligje qe drejtojne shoqerine!!! Pika o Edi Rama o fyell qe e bere lemsh kete vend dhe ate parti o pocaqi.
Si ka mundesi,ai gango qe e goditi tre here me grusht kamarjerin nuk u arrestua nga policia. Ne kete incident penalizohet vetem efektivi i policise qe e goiditi vetem njehere. Mos vall ka frike policia nga gangesteret?
ketyre gangstereve qe kane penetruar ne polici sigurisht pa merite por me manipulime deri ne shef policie rrugore u duhet treguar vendi nje here e pergjithmone duke i flakur nga policia qe ka nevoje per vetpastrim. Kurse ketyre te forteve te lagjes qe terrorizojne , rrahin brutalisht nje djale 18 vjec ne krye te detyres ne mes te restorantit para turisteve dhe qytetareve u duhen futur kembet ne bige sic thote populli apo koka ne vrimen e miut se ka shume te tille neper qytete apo plazhe si parvjet nje bandit si Mihal kokedhima qe terrorizoi turistet.
Rri e paster Malesore, mos u pajto kurre me te keqen te perhapur si kanser ne vendin tone....
Marjana ! Nuk jam verior, as jugor. Jam juglindor. Rri e pastër në dialektin tënd kur shkruan dhe demaskon njerzit pa tru dhe pa kulturë njerëzore por vetëm kulturë kafshërore, që hiqen si të fortë para një adoleshenti punëtor të mirësjellshëm ……Demokraci të mirfilltë do kemi atëhere kur këtyre cubave të këtij lloi tu tregohet vëndi nga kanë dalë…………….Gjuhën e pastër letrare përdore kur të bësh shkrime letrare dhe romane për këta maskarenj të pa bindur dhe kur të miratosh ligje të mirfillta në shërbim të Shqipërisë dhe shqipëtarve.
kjo mori 2 dhi, doli ne foto dhe iu duk vetja "Davide"
Më pëlqen reagimi juaj kundër policit injorant e maskara dhe e meriton një dënim shëmbullor për aktin e tij të turpshëm në një rast fare banal që na ka ndodhur të gjithëve ndonjëherë dhe nuk kemi vepruar si ky polic muti duke goditur kamarierin,por asnjë fjalë nuk i kemi thënë,sepse ngatërresa e keqkuptime nuk fyejnë askënd.Mendoj se policia jonë është mbushur me bashkpunëtorë të kriminelëve,sepse harbut të till me uniformë ka sa të duash në radhët e saj.Ndërsa përsa i përket gegërishtes tënde moj zonja deputete shko e përdore tek pazari i domateve dhe specave ku flitet gjuha e rrugës,ndërsa prononcimi zyrtar kërkon të flasësh gjuhën zyrtare,sepse nuk ke zbritur nga shpellat si saliu Viçidolit,por je arsimuar duke përdorur shqipen zyrtare.Mos na hap barkun më deputete,sepse do të të quajnë depuleshe.
S‘ka rendesi dialekti por mendimi dhe veprimi pozitive. Ju si keta muterit qe pse me solle nje shishe me shume, nje shishe me t‘madhe apo nje me t‘vogel! Ket vajze se njohe po duket shume realiste, edhe ne te pare.