“Kuvendin e vendosët në funksion të skenarëve politikë”, Nikolla i përgjigjet akuzave të Petrit Vasilit

28 Korrik 2022, 14:57Politika TEMA

“Kuvendin e vendosët në funksion të skenarëve

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i është përgjigjur akuzave të deputetit Petrit Vasilit se vendosi Kuvendin në funksion të skenarëve të neveritshëm politikë, pas deklaratës së saj në media “se ishte gatshme për të mbledhur Parlamentin në çdo kohë lidhur me shqetësimet e ngritura nga Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit të Shtetit për politikanin I.M.” 

“Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, nr. 2665, datë 28.07.2022, Ju bëj me dije si më poshtë:


Veprimet e mia si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë udhëhiqen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit.

Në deklaratën time të datës 27 korrik, nisur nga interesimi i madh i mediave, informova mbi letrën drejtuar Kryetares së Kuvendit nga Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, institucion i cili raporton në Kuvendin e Shqipërisë, “Informacion mbi disa çështje të cilat Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ndesh gjatë punës së tij të përditshme”, të cilën e gjeni bashkangjitur.

Është në praktikën parlamentare që Kryetari i Kuvendit ndan informacione me kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare të Kuvendit", shkruhet në përgjigjien e Nikollës. 

Vasili i është drejtuar më një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla ku kërkon informacion në lidhje me Autoritetit të Dosjeve, ku u tha se ishte emri i Ilir Metës si ish-sigurims.

Vasili kërkon që t’i vihet në dispozicion informacioni që ka marrë Nikolla, të cilin vetë ajo dje më mjë deklaratë për media e ka quajtur “tronditës”.

'Ju keni dale dje publikisht dhe informuat publikun se ishit shume e tronditur nga një letër, bazuar mbi email anonim, që ju paskesh dërguar Autoriteti i Dosjeve. Gjithashtu ju, i deklaruat publikut se keni thirrur me urgjence dhe keni informuar Kryetaret e Grupeve Parlamentare dhe Kryetarët e Komisioneve te Ligjeve dhe të Sigurisë.

Kerkoj nga ju qe te me informoni lidhur me këtë letër, që ju tronditi kaq shume e që siç mësojmë nga mediat eshte thjesht bazuar mbi nje fare e-mail anonim.

Keqpërdorimi dhe shpërdorimi skandaloz i Kuvendit të Shqipërisë duke e vendosur ate në funksion të skenarëve të neveritshëm politike, të ndërtuar me regji të qeverisë e për qëllimet e saj, e me skenare te ngjashem me ata te Sigurimit të Shtetit të dikurshëm dhe të banuar mbi letra anonime e së tjera perversitete antiligjor e antishtet, ju ngarkon me përgjegjest teper te rende.

Eshte fakt që Ju nuk u tronditet aspak dhe as nuk Informuat fare deputetet. kur Kuvendi i Shqiperise, qe ju drejtoni, fallsifikoi dhe manipuloi haptas dhe ne menyre skandaloze dokumentet, qe i dergoi Gjykates Kushtetuese ne rastin e kerkeses per shkarkim te Presidentit Z.Ilir META, me qellim manipulimin dhe mashtrimin e Gjykates dhe duke keqperdorur Kuvendin e Shqiperise per kete qellim ulet, e per te cilin Kuvendi eshte i paditur ne SPAK si kurre ndonje here me pare ne historine e tij.

Detyrimi për informim nga ana juaj është një detyrim i pakapërcyeshëm sepse Kuvendi i Shqipërisë as ka qenë dhe as do të jetë pronë e Kryetarit të Kuvendit, por është institucioni themelor nga buron Republika jonë Parlamentare dhe ku ekzistenca e ketij Kuvendi janë vetem tërësia e njeqind e dyzet deputetëve te barabarte e të zgjedhur me votën e popullit.

Dua t’ju kujtoj që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo edhe publikisht u jam drejtuar mjaft herë edhe me pare për bllokimin skandaloz të projektligjeve tepër të rëndësishëm deri dhe atyre, që reflektojnë vendime të Gjykatës Kushtetuese, por ju as nuk jeni tronditur dhe as nuk keni lëvizur gishtin për të bërë dhe atë pak detyrë administrative, qe keni.

Duke qenë se, tronditja juaj e madhe në një ditë të nxehtë vere, qe lindi pas një letre anonime ju shkaktoi nje shqetësim kaq të madh. ju kërkoj sërish të na vini në dispozicion kété informacion, pasi ju kujtoj se lidhur me te drejten per informim nuk ka asnjë të privilegjuar në Kuvendin e Shqiperisë ku një Kryetar Kuvendi e ca kryetar grupesh paskan te drejten te informohen, ndersa deputetëve u mohohet kjo e drejte legjitime dhe fondamentale.'- thuhet në letrën e Vasilit. 

11 Komente

  1. R
    ROÇKA

    Na iku dhe partiçka LSI

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      Akoma merreni me kete legenin?

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hetoni Tenderat e Vaksinave te Skaduara per Femije

        Hetoni Tenderat qe ka ber Petrit Vasili kur ishte Min.Shendetesie bashke me ilir metaJJJJJJJ dhe moniken qe Blen Vaksina te Skadauar (afati kishte 7-muaj qe i kishte kaluar nga Perdorimi) duke i bler me nji shume Qesharake disa mij €uro (sepse Bota keshtu i shet te Skadauarat ato qe kan dal Jashte Perdorimi thjeshte me boshatis Depot sepse e kan me Ligj - zhdukjen Asgjesimin e Vaksinave te Skaduara ) dhe Vasili me Familjen ne Pushtet LSi-s metaJJJJJJ - i Zhvaten Miljona €uro Buxhetit te Shtetit ! - Kta Maskarenje llapin sepse Pushtetaret tane jane ne ato poste thjeshte me marre rrogat dhe nuk kan ndermarre asnji lloj Iniciative per te bere nji Kontroll Total te Tendereve ber nga ish banda PD LSI ne pushtet dhe ja Nisi Spak-ut te gjitha , por kakrisin Parlamentit

        Përgjigjjuni
        1. a
          albin kurti

          Po qe paska qene spiun kjo qenka 100% e sigurt,se po te mos ishte spiun nuk kishin pse e prishnin tereziene si gjithmon likja eshte shquar per qetesi dhe dashuri dhe vete ai de dilte dhe te thonte .Aludohet per mua vazhdoni me urgjence verifikimin ska nevoje me ndryshuar ligjin por dua pergjigje mundesisht brenda dites.Por jane sulur si hijena neper t.v se lejon ligji ,duan te heqin vemendjen nga inceneratoret,duan te vjedhin etj budallalleqe dhe spo dine si te mbrojne dy superhajdutet e ketij vendi!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vjosa

            O Titi kush e shkruajti hartimin dhe ta dha gati që i vure firmen Like FLORI apo Mona çizmja ? Pika që s'te bie që tallin Menderen Likeja e Mona si atehere kur te bene kryetare per 2jave.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vjosa

              O Titi kush e shkruajti hartimin dhe ta dha gati që i vure firmen Like FLORI apo Mona çizmja ? Pika që s'te bie që tallin Menderen Likeja e Mona si atehere kur te bene kryetare per 2jave.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vjosa

                O Titi kush e shkruajti hartimin dhe ta dha gati që i vure firmen Like FLORI apo Mona çizmja ? Pika që s'te bie që tallin Menderen Likeja e Mona si atehere kur te bene kryetare per 2jave.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Një admirues i Petros !

                  E po kur sillet si i madh një fëmijë si ky Petrua, hapu dhe.Ky është një majmun i vogël dhe i pa stërvitur . Deputet me 300 vota . Si nuk i vjen turp që kërkon llogari si shef, kur është një vrimë në ujë. Kokën dhe trupin e ka bajagi , por çe do , e ka bosh. Ha një pjatë kos dhe rri urtë o derëzi , postin ta mori një gomar 70 vjeçar, që vetëm belbëzon dhe nuk flet dot.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    GEZUAR BAFTAJAR

                    DOLI KJO ZORRA E BITHES SE ILIR PRESIDHJERIT SPIUNIT TE SIGURIMIT. PASI E KA MBUSHUR PRESIDHJERI E KA HAPUR PER TA ZBRAZUR

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Klevi jam kerrici i Faros

                      Pecos i djeg bytha pervete , ka qene Sekretar Rinie ne Fakultetin e Mjeksise dhe spiunonte shoket e tij qe degjonon muzike Italiane ne zbore ,apo aksione. Ne particken private te familjes hajdute Meta jane mbledhur hajdute ,spiune ,idiote , injorante dhe ndyresira te pa moralshem.

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Une

                        O kerriç,mos te duken gje te moralshem tutoret qe ke sot?

                        Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje