Biden uron shqiptarët në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA: Me ju edhe në rrugën drejt BE-së

28 Korrik 2022, 11:32Politika TEMA

Biden uron shqiptarët në 100-vjetorin e vendosjes së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka përshëndetur përmes një video-mesazhi 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA.

Mesazhi i Biden është transmetuar në një event të organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, me praninë e krerëve më të lartë të shtetit dhe personalitete nga fusha të ndryshme.

Biden ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë në mbështetje të ukrainasve, në strehimin e afganëve dhe në rolin në Këshillin e Sigurisë së OKB.

“Sot Shqipëria dhe SHBA janë aleatë në Nato dhe partnerë në mbrojtje të lirisë në botë. Shqipëria ka bërë mjaftueshëm në ndihmë të ukrainasve, teksa mbrohet nga lufta brutale e Rusisë. Faleminderit për strehimin e mijëra afganëve vitin e fundit.

SHBA do të qëndrojë me Shqipërinë teksa luftoni korrupsionin, forcimin e ligjit teksa vijoni rrugëtimin për t’u bërë pjesë e BE. Uroj që dy kombet tona të vijojnë të ndërtojnë çdo gjë që kemi arritur së bashku dhe të ndërtojnë një të ardhme më të ndritshme për fëmijët tanë”, u shpreh ndër të tjera Biden.

1 Komente

  1. P
    Purgatory service

    Keq ? Prostati apo koliti ?! Mos edhe diareja.. !! hajt'pra në kokë të Rama-zonit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje