NATO: Porto Romano po shqyrtohet nga ekspertët! Përgëzojmë Shqipërinë për investimet në infrastrukturë të përshtatshme

17 Shtator 2025, 18:40Politika TEMA

NATO: Porto Romano po shqyrtohet nga ekspertët! Përgëzojmë

“Ne mirëpresim ofertat nga Aleatët për të ndërtuar objekte të NATO-s.” 

E menjëhershme ishte përgjigjja zyrtare e NATO-S pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për investimin në Porto Romano. 

Ekskluzivisht për Report Tv, një zëdhënës i lartë i Aleancës së Euroatlantikut i tha gazetarit Ermal Qori se: “Lidhur me Porto Romanon, ne përgëzojmë investimet e Shqipërisë në infrastrukturë të përshtatshme."

"Ekspertët tanë i shqyrtojnë oferta të tilla bazuar në kërkesat ushtarake të përcaktuara nga planifikuesit tanë ushtarakë”,- thuhet në përgjigjen zyrtare.

Këtë të mërkurë kreu i qeverisë Shqiptare Edi Rama u prit në selinë e Natos nga sekretari i përgjithshëm Mark Rutte.

Pas takimit Rama foli edhe për një nga projektet strategjike më të rëndësishme që vendi synon të realizojë në bashkëpunim me NATO-n, ndërtimin e një porti të ri ushtarak në Porto Romano.

“Jemi shumë të interesuar të diskutojmë me ju për hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrim për të bërë të mundur ndërtimin e portit të ri ushtarak në Porto Romano-“vijoi Rama.

Shqipëria shihet si një aleate e besueshme dhe besnike e NATO-S, në këtë kuadër vendi ynë do të organizoj samitin e arshëm të aleancës Euroatlantike në vitin 2027.

2 Komente

  1. 7
    76

    Kjo është një lojë e shëmtuar. E poshtër. Gjoja se jemi ne shqiptarët që lusim NATOn , për tju ju dhuruar bazat shqiptare.dhe gjithçka nga sovraniteti ynë inekzistent. I vetmi vend i aleancës pa të drejtë vetëmbrojtje dhe pa ushtri. NATO është aleanca ushtarake më e pasur e planetit në të gjithë historinë e njerëzimit. Ka triljarda për të ndërtuar infrastrukturën e vet në Shqipëri, pa vjedhur bazat shqiptare. Në çdo vend të Europës krahas bazave të NATOs janë edhe bazat sovrane të ushtrive të tyre. Është antishqiptare raporti me NATOn në këtë lloj mënyre, me fqinjët që i armatos aq frikshëm, ndërkohë që NATO nuk asiston shqiptarët në forcimin e aftësive të tyre vetmbrontëse dhe formimin e një ushtrie moderne shqiptare, duke u gdhirë në mesjetë si anëtarë të NATOs në krahasim me Varshavën një shekull më parë që na ofroi të gjithë instrumentat për të pasur sukses në sigurinë tonë kombëtare. Mijëra kuadro dhe ushtarakë të specializuar, tanke, topa, avjonë reaktive, radarë, raketa, fabrika ushtarake, baza moderne.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rutte

      NATO nuk eshte strukture e pamvarur, NATO jane te gjitha vendet te cilat kane detyrime te kontribojne. Nuk ka detyrim NATO te te armatosi apo te ndertoje infrastrukture, por cdo vend ka detyrim te "siguroje veten dhe shokun".

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje