Një listë pensionistësh në parlament drejtuar nga një 81-vjeccar që e ka marrë peng opozitën. Përballë mandati i katërt i amës në pushtet. Kjo është fotografia e opozitës sot, sipas ish-deputetit Dashnor Sula, i cili në një intervistë për Tema e lexon qetësisht nisjen e legjislaturës së re: Rama për herë të katërt kryeministër, Berisha për herë të katërt në opozitë – dhe në të dyja rastet, gjithçka sillet rreth tyre.
Sula thotë se opozita dështoi në mënyrë të turpshme prej listave e dështuara të Berishës, ku pazaret dhe besnikët e tij ishin kriteri i vetëm. Ai kujton kandidatët që gjatë fushatës shëtisnin në udhëtime e plazhe, pa shkelur një ditë në terren për të kërkuar votën e qytetarëve. “Puno qorri, t’hajë horri” – kështu e përkufizon ai skemën që solli humbjen drastike të opozitës.
Sula sheh përballë një sfidë të vështirë: gjetjen e një kandidati që të paktën humbet me dinjitet përballë Ramës në Tiranë. Në PD ka figura të denja për të garuar, por hija e Berishës, sipas tij, nuk i lë të dalin në krye. “Asnjë nuk guxon t’ia thotë në sy se opozita është e shkatërruar”, shprehet ai.
Për Sulën, Berisha është komod në opozitë, nuk lufton për pushtetin, por mban peng partinë për interesa personale e biznesi. “Në bankë mbi 65 vjeç nuk të japin kredi, ndërsa ne ia kemi dhënë një partie të tërë një 81-vjeçari”, thotë Sula.
Ai beson se demokratët nuk janë më me Berishën. Ai flet për një opozitë të re që duhet të lindë jashtë gardhit të tij, sepse brenda PD-së së sotme gjithçka shtypet. Marrëveshjet e nëndheshme dhe pazaret kanë zhbërë shpresën, ndërsa qytetarët dhe demokratët e kanë braktisur.
Për Sulën, zhvillimet e ardhshme do të jenë të forta: Berisha nuk e ka më shumicën. Pyetja që ngrihet është nëse do të lindë më në fund një lëvizje e fortë, e aftë të çlirojë opozitën nga pengmarrja e gjatë.
O dash I sules PD e mbaroi ciklin e vet ,duhet nje parti e re e djathte Jo me komunista esigurimsa , a ke pak nuhatje politike . PD eshte varrosur nuk e varros as komunalja. Ne greqi u fundos PASOK e SIRISA po nuk those qe na vodhen votat
O Dash pse derdellis kot,edhe ti je si ajo shprehja e Hasan Zyko Kamberit qe thot "Edhe veziri qe eshte veqil hiqet sikur eshte Adil". Adil do te thot I ndershem Pra,vezir eshte veqil,pra shkurt mut,por ama hiqet Adil,pra I ndershem.
Dash,ju te mender te PD qe te gjithe keni ngrene nga nje luge corbe ne kazanin e Saliut,keshtu qe nuk mund te beni dot asnje levizje jasht atij kazani.
Boll fole per te tjeret o bole e fishkur, refeu per vehten dhe shpjego cilat ishit aresyet qe u bere prokuror (komisioni parlamentar) per hetimin e presidentit, kryeprokurores se asaj kohe dhe disa gazetareve ne masakren e 21 Janarit ku u vrane 4 veta nga urdherat e Berishes. Ishe i "bindur" se keta persona bashke me Edi Ramen kishin organizuar grushtin e shtetit. Ti nuk je me pak i keq se berisha o kaposh i peqinit. Nuk te them gomar, se gomeret e Peqinit jane kafshe shume te respektuara, ti je maskara!
I bej nje zoom fitires se ketij laneti turkoshak dhe nuk mund te gjej se ku e ka fillin.....!!? Kallup ne zhdukje..... allah uakbar!
O gjel Peqini Vampiri ka zagaret e Tij qe dikur ishe edhe ti. PD eshte bande zagaresh me Vampirin kryetar. Numri i zagareve nuk prish pune.
o dash piqinsi ushqe gjelat e detit se erdh viti ri