Ndërsa Bota digjet nga lufta, ne zgjedhim të djegim njeri-tjetrin

1 Mars 2026, 17:20Politika TEMA

Ndërsa Bota digjet nga lufta, ne zgjedhim të djegim njeri-tjetrin

Opinioni publik botëror, edhe ai i Tiranës, u zgjuan ditën e djeshme me skenat e një lufte që sapo kishte nisur në Lindjen e Mesme, ku SHBA-ja dhe Izraeli vendosën të sulmonin regjimin diktatorial të Iranit.Pak orë më vonë, këtë herë vetëm qytetarët e Tiranës, u detyruan të shikonin disa skena të tjera lufte, këtë herë jo në Iran, por pak metra larg shtëpive të tyre.

Nuk ishte ndonjë ushtri e huaj që kishte vendosur të sulmonte, por disa militantë partiakë të cilët i vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, u përplasën me policinë dhe e kthyen vendin tonë në faqet e para të mediave ndërkombëtare. Këtë herë për keq.

Sigurisht, Shqipëria nuk është në luftë dhe nuk ka raketa mbi qiellin tonë.

Në një demokraci funksionale, protesta është instrument presioni, jo instrument frike. Kur në skenë hyjnë molotovë, fishekzjarrë të drejtuara ndaj institucioneve dhe thirrje për përplasje, protesta humbet legjitimitetin moral dhe kthehet në rrezik publik.

Kur shikon qytete që shkatërrohen nga konflikte reale dhe më pas kthen sytë tek një protestë që përfundon me molotovë në zemër të një kryeqyteti europian, pyetja bëhet e pashmangshme: çfarë po bëjmë me sensin e masës?

Prej vitesh tashmë është bërë thuajse e përditshme që politika shqiptare të operojë me gjuhë lufte. Për tjetrin, çdo kundërshtar është “armik”. Çdo përballje është “betejë finale”. Çdo krizë është “fund i demokracisë”. Por kur retorika e luftës përdoret çdo ditë, ajo fillon të prodhojë sjellje lufte.

Dhe kjo është përgjegjësi politike.

Opozita ka të gjithë të drejtën e saj të protestojë. Por nëse protesta, e trumbetuar në krye të herës si paqësore, degjeneron në molotov, zjarrëvënie, plagosje të efektivëve të policisë, fatmirësisht pa viktima, është pikërisht ajo, elita e saj drejtuese, që duhet të reflektojë e të ndryshojë mënyrën se si e jep mesazhin dhe se si do të duket para publikut si një alternativë qeverisëse nesër.

Në një botë ku konfliktet reale po marrin jetë njerëzish, të përdorësh simbolikën e luftës për betejë të brendshme politike është jo vetëm disproporcionale, por e papjekur.

Shqipëria nuk ka nevojë për revolucion retorik. Ka nevojë për standard. Ka nevojë për opozitë që di të kanalizojë zemërimin në projekt konkret. Ka nevojë për drejtues që kuptojnë se forca politike nuk matet nga sa shumë tension krijon, por nga sa shumë stabilitet mund të garantojë kur vjen në pushtet.

Shumë popuj në botë sot luten të kenë paqe, ne zgjedhim t’i vëmë zjarrin paqes për qëllime politike.

Forcat politike duhet të kuptojnë se çdo akt i pakontrolluar sot, mund të prodhojë pasoja të pakontrollueshme nesër. Këto 36 vite demokraci na kanë mësuar se përshkallëzimi i situatës është i lehtë, rikthimi në stabilitet kërkon vite të ndodhë.

Në demokraci përkufizimet janë të qarta, opozita ka të drejtë të protestojë, Qeveria ka detyrimin të dëgjojë. Por askush nuk ka të drejtë të vërë në rrezik jetën e qytetarëve.

Top Channel

14 Komente

  1. S
    Shvejku...

    Kurse Top Kanali ka per detyre te transmetoj sa me shume degjenerim

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Ram (a) Berisha

      Ne e djegim njeri tjetrin sepse ne pushtet kemi ajatollahun El Edi bin Rama , kurse ne opozite kemi ajatollahun El Sali bin Berisha.......2 funderrina qe kane 35 vjet qe ia moren shpirtin popullit. Diten shahen neper tv dhe tallin bythen me popullin , kurse naten puthen e perqafohen . Opozita funksionon sipas avazit te pushtetit , dmth s'ka opozite.U dogj vila e Enverit , tani nja 1 jave do merremi me kete ceshtje , dhe do heqim vemendjen nga Bela e te tjeret.Pas 1 jave do ndodhe dicka tjeter e keshtu do vazhdojme.

      Përgjigjjuni
    2. P
      PD

      Garda Revolucionare alla frenga

      Përgjigjjuni
      1. P
        PD dhe 31 dhjetori nē mesnat

        Ka mbaruar opozita.Njē Berish qē mbledh 30 veta nē foltoren e sē hēnēs, njē protest kombetare me 800 veta, njē PD me mē shumē truprojē se sekretar, me njē PD agresive nē kryesi, nē kēshillin kombetar apo nē struktur parlamebtare.Sot kēnaqen me zjarrin e kunjave të shkrepses dhe mendojn qē e rrēzuan PS-nē.Njē PL e Metës me dy veta aktiv, me njē PR e Meidiut me vetēm kryetarin dhe njē shqipēria bēhet qē flen gjatē protestave tē tyre.Kemi Qorin qē ēsht stacionuar para parlamentit për tu mburrur se ka deputet,(dikur ftonte pensionistēt aty ku Lapaj numron makinat), kemi dhe mundēsia e Shehajt ku ka qef kryesin e kuvendit dhe gjykatēn kushtetuese.Kēta ka prodhuar vēndi nē 35 vite demokraci.Nē emigrim as pēr pastrues banjosh, nuk i punson kush, ndērsa kētu hiqen kryeministra.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sass

          100% e sigurt se SPAK mbeshtetet nga agjentura te huja sepse nuk ka mundesi qe drejtesia qe ushqehet me taksat tona lejone nje terrorist 83 vjecar ti vej zjarrin kryeqytet tani ose shqipetaret kane lajthitur te gjith ose SPAK qe perkrah nje parti terroriste qe ka vrare njerez me shumic ne emer te demokracis. Mjaf eshte mjaft nese kjo situat vazhdon duhet te ngrihemi me protesta kunder drejtesis dhe SPAK per te shpetuar vendin

          Përgjigjjuni
          1. r
            rrr

            nuk jemi ne ,eshte krimineli pasardhesi i ener hoxhes sali non grata dhe qe mbaher nga rama

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lela

              Arrestoni Belind Këlliçin, Gjin Gjonin, Gazmend Bardhin dhe i tregojnë ato kush është grupi zjarrit që djeg Tiranën, bëjeni të paguajnë dëmet që kanë bërë,nëse si paguajnë t'i konfiskohen çfarë pasurie kanë dhe të paguhen dëmet dhe të shikojmë nëse bëjnë më,po nuk ndodhi kjo gjë kështu do vazhdojë,kush djeg të paguaj një me një dëmin që bëri. Dhe kush gjykatës i liron të hyj në burg dhe t'i paguaj ai dëmet që kanë bërë .

              Përgjigjjuni
              1. a
                arvanitsi

                e sakte

                Përgjigjjuni
              2. Çfare bene ministri drejtesise , fle gjume

                Rusia korruptoi tre parti politike ne Gjermani nje parti politike ne Austri nje tjeter ne Hollande dhe ju tregoni peralla . Bufi eshte i paguar nga dollari Rusé per déstabilizim dhe shikoje nje pjese qe çuditen sikur eshte hera e pare , apo keni mémoire e peshkut. 1996 1997 1998 Gerdeci 26 te vrare , kater te vrare para kryeministris.... Ajo qe njerzit duhet te ngrejne zerin eshte çfare bene Qéveria çfare bene kryeministri , çfare bene drejtesia dhe jo te gjykoni terroristet per akte qe i kryejne me ndergjegje

                Përgjigjjuni
                1. b
                  black jack

                  pos u hoq qafe Sala kot e keni , qetesi kurre sdo keni osht Mullahu i shqipnise

                  Përgjigjjuni
                  1. x
                    xxx

                    Gazetari ka te drejte. Kue bota po ziente nga lufta ne Ukrain e ne Gaza, fadromat e IIMT ushtronin terror dhe shembnin prona e banesa te qytetareve te pafajshem ne Theth e Valbone.

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      doktori i shurres se hysniut ne paris

                      o x ato fodroma e kthyen Shqiperine nga kandahar te berishizmit ne atraksion turistik botror, vetem shovinistat grek , serb dhe sllavo komunistat nuk duan te shikojne fodroma

                      Përgjigjjuni
                    2. U
                      Ushtari.

                      E thote nje shprehje e vjeter por reale ne kohen e tanishme " Bota digjet PD-ja e Spak-u krihet"

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tironsi

                        Sali Berisha s'është shqiptar, është kopil Serbije, luftë me kopilat serb jo njëri tjetrin.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje