Socialistët depozituan dje në Kuvend propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Në lidhje me këtë çështje, ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një prononcim për mediat, ftoi PD-në e grupet e tjera parlamentare të bëjë propozimet e veta dhe të hidhen në diskutim në seancë parlamentare.
“Ne jemi ende të gatshëm për t'u ulur. Ne ishim në një ngushtim afati për të reflektuar rekomandimet e OSBE/ ODIHR e vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jemi ende në pritje për të marrë propozimet.
E rëndësishme është që PD të na bashkohet dhe të japë propozimet e saj. Të gjitha propozimet më të mira që reflektojnë vendimin e gjykatës t'i votojmë në seancë”, u shpreh ajo.
Sa i përket numrit të votave për votimin në Kuvend, ajo u shpreh: “Nuk është qëllimi ynë të bëjmë llogaritarin e votave, apo të gjuajmë votat, por është detyrë e çdo grupi parlametar të japë propozimet më të mira”.
Lini një Përgjigje