Avokati: Në SPAK janë dy zyra të mëdhaja me dosjet e Metës dhe Berishës

9 Korrik 2024, 09:32Politika TEMA
Avokati: Në SPAK janë dy zyra të mëdhaja me dosjet e

Kreu i SPAK Altin Dumani pati një bisedë me gazetarët ditën e djeshme off-record. Dumani foli për shumë çështje lidhur edhe me dosjet e nxehta që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme dhe që implikojnë emrat e ish kryeministrave Sali Berisha dhe Ilir Meta.


Në 'Studio Live', avokati Idajet Beqiri komentoi deklaratat e Dumanit.  Një nga temat më me rëndësi është dhe hetimi i 21 janarit, kompetencë tashmë që i përket SPAK pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Beqiri thotë se Dumani theksoi se hetimi do nisi për 21 janarin lidhur me dy personat e kallëzuar ish kryeministri Berisha dhe ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

''U bë kallëzim penal në SPAK dhe ky kallëzim penal bëhesh me emra konkretë, subjekte SPAK , ish kryeministri dhe ministri i brendshëm, që këta janë urdhërdhënësit e vrasjeve të 4 personave, dëshmor të kombit dhe 10 të tjerë tentativë për vrasje.

Me kodin e vjetër parashkruheshin 10 vjet. Me kodin penal tashmë s’ka afat, mund të ndiqesh përjetë për këto vepra penale. SPAK nuk është problemi se mori kallëzimin penal, por shtroi problemin se meqë po bën hetime Prokuroria e Tiranës atëherë le të vazhdojnë hetimet.

Nëse u dalin nga hetime persona që i ka në kompetencë. Kompetente për hetimin ishte SPAK. Më kot e përcolli tek Prokuroria. GJL konstatoi që jo vetëm është kompetente SPAK por është brenda afateve ligjore. Kemi një kallëzim penal për vepra të rënda. 

Bëhet fjalë për nenin 79, që parashikon dënimin me burgim të përjetshëm. Gjykata e Lartë ka bërë një arsyetim. Vendimi i Kolegjit Penal është tërësisht me përmbajtjen e rekursit. SPAK do fillojë veprimet hetimore, mbi bazën e këtij vendimi, ku brenda është edhe vendimi i Strasburgut.

Deklarata e sotme e Dumanit, tha që vendimi i GJL dhe Kolegjit Penal është i detyrueshëm për ne dhe do filloj hetimet për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën dhe të tjerë që implikohen në këtë vepër penale dhe krim shtetëror.''


Më tej, Beqiri nënvizoi se kemi të bëjmë me një krim shtetëror, nga ana tjetër kemi Ilir Meta, zv kryeministër në 2011 që u kap duke vjedhur 700 mijë euro.

''21 janari është një krim i hetuar, i zbuluar një krim me [prova të pakontestueshme dhe duhej çuar në gjyq me këtë akuzë. Kemi të bëjmë me një krim shtetëror që ka në krye një urdhërdhënës dhe ka motivet, i pari ishte që të vriteshin dhe të përligjej vjedhja e votave. 21 janari dhe protesta kryesoren kishte sloganin Hapni Kutitë. Nëse ishte deformuar vullneti dhe keni tjetërsuar.

E dyta ishte një protestë masive pasi qeveria e asaj kohe, zv.kryeministri u zu me presh në dorë me korrupsion të lartë shtetëror. 700 mijë euro që po i grabiste dhe po e bënte këtë gjë para ministrit të Ekonomisë. Protestë me motive të qarta politike dhe motivi i shtetit ishte për ta vrarë këtë protestë dhe për t’ja lënë rrugën të hapur pandëshkueshmërisë.''

2 Komente

  1. S
    SPAK Drejtesia ne rrugen e drejte.

    Arestimi i ketyre dy kriminelve me kryesore dhe me vone pasues me arestimet ne vazhdim qe do te behen nder vite ..... te gjithe qytetaret do ta ndjejne veten edhe njehere te lire si dikur ne vitet 90...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Kot qe Jane ato dhomat se Dumani eshte mbrojtesi me i mire i te dy vampireve te kirripsionit

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje