Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka paralajmëruar gjakderdhje gjatë protestës së 11 korrikut të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.
Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ish-deputeti socialist është shprehur se në tubimin e thirrur këtë të enjte nga Berisha para Kryeministrisë në orën 20:00 do të ketë dhunë.
Madje teksa heq një paralele me 8 janarin e vitit 2022, ku Berisha dhe mbështetësit e tij pushtuan me dhunë selinë e Partisë Demokratike, Braho paralajmëron se mund të ketë vrasje e viktima para Kryeministrisë.
“Duke rikujtuar zhurmën, të shoqëruar me kërcënime dhe sulmit fashist të 8 janarit të vitit 2022 kundër zyrave të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës për t’i pushtuar me dhunë ato, instinktivisht me shkoi mendja tek thirrjet e po atij krimineli politik, Sali Berisha dhe ndihmësit bythë spërdredhur aktual të tij Gazmend Bardhi për sulmet e reja të përgatitura në protestën e ideuar në datë 11 korrik.
Është e njëjta gjuhë, e njëjta egërsi, i njëjti skenar gjakatar, ku ne qendër te synimeve mbetet dhuna, djegiet e pse jo edhe vrasjet dhe viktimat e mundshme si mjeti i vetëm për “të rrëzuar” qeverinë e Edi Ramës. Jam i bindur ashtu si para dy vitesh, se ky “opsion” qëndron në trutë e Sali Berishës. Ai me çdo kusht po përgatit në fshehtësi edhe planin për gjakderdhje. Por këtë herë nuk po e “parashikojmë” viktimën e radhës, por s’është çudi që në listë të mbeten kundërshtarët e mëparshëm.
Në këtë situatë prognoze që pritet të këtë protesta e turmës që po karikon Sali Berisha dhe kalanderët e fryrë të Kryesisë se partisë së tij ashtu si edhe në 8 janarin e vitit 2022 forcat policore të sigurisë për rendin dhe objektet që kryejnë funksione kushtetuese si Policia e Shtetit, Garda e Republikës, etj, duhet të jenë në krye të detyrës jo vetëm për të garantuar normalitetin e parashikuar nga ligji për protestat, por edhe ndërhyrjet e efikase e paralizimin e akteve të vandalizmit, shkatërrimit, djegieve e tentativave për gjakderdhje drejt të cilave “orientohen” nga ish-kolonelët militantë në hije të ish “ushtrisë” të taborit berishist të shkollës së Agim Shehut, Xhahid Xhaferrit, Bashkim Gazidedes që kryen masakrat e viteve ’96-’97.
Ja cila është thirrja kryesore që ndër të tjera Sali Berisha ju drejton dje protestuesve e militantëve Pedeist të protestës të thirrur në datë 11 Korrik: “Të dalim në shesh për t’u përballur me armikun më të rrezikshëm e me të pa shpirt të kombit shqiptar…..11 Korriku të jetë dita e drejtësisë, dita e se vërtetës dhe dita e betejës se vërtetë…”, deklaroi ish-deputeti Braho për gazetën “SOT”.
duhet kujdes i madh ndaj kriminelit bushkola qe u arrestua nga policia per molotov ne dere te bashkise dhe u lirua ne sallen e gjyqit nga gjykatesi mjeran qe nuk e pa te aresyeshme te ndalonte nje bandit nga kurbini me maske, flokpalare, flokpaqethur, morragjinj, kjo eshte dhe perberaja e turmes se bushkolave me molotov ne xhep nga kurbini me 11 korrik.
11 korriku do sjelle te vrare se kucedra sali do gjak te mbijetoje Me ngjan me 14 shtatorin 98 Do sulmoje institucionet me kundertank dhe ndoje tank
kontrolloni dhe autorin e grushtit te shtetit te deshtuar ne 1998 , sali lush kaptinkalin se mos e ka akoma tankun qe rrembeu tek garda dhe terririzoi Tiranen me nje grup banditesh mbi tank per 3 dite.Tiranasit nuk duan te ja shohin surratin ketij kryebanditi te lindur me molotov ne dore qe ngeli duke ndezur goma e motov ne deren e bashkise.