Në Fieri PS kryeson me 69% pas 14 kutive të para

12 Maj 2025, 03:01Politika TEMA
Në Fieri PS kryeson me 69% pas 14 kutive të para

Në Fier, pas numërimit të 14 qendrave të votimit, rezulton se Partia Socialiste kryeson me një diferencë të madhe.

PS ka siguruar 2363 vota, që përbëjnë 69.01% të totalit të votave të numëruara deri tani.


Ndërsa, koalicioni Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 811 vota, që janë 23.69% e totalit.

Pas PS dhe PD, partia që ka marrë më shumë vota është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 96 vota ose 2.80%.


Pjesa tjetër e votave është shpërndarë mes subjekteve të tjera, ku Partia Mundësia ka marrë 68 vota, ose 1.99%. Sakaq Lëvizja Bashkë ka marrë 16 vota, Lëvizja Atdheu ka siguruar 3 vota, dhe Koalicioni Euroatlantik ka marrë 12 vota.

Të tjera parti të vogla si Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare, Aleanca Demokracia e Re dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim kanë siguruar një numër të vogël votash, përkatësisht 2, 1 dhe 18 vota. Partia Socialdemokrate e to, Doshit (PSD) ka marrë 34 vota.

1 Komente

  1. O
    O Latif ku je , o Magjistar o Trapi Amerikes

    Ehhh ne kemi Tropojen kryeqendra boterore. U vodhen zgjedhjet masaker elektorale E rendesishme eshte qe Bufi dhe nje grupim bufesh te mbarojne Bufin nga drejtesia . Te humbur jane Qorrat e PD qe manipulohen dhe votojne per te mbrojtur komunistin dhe familjen e tij kriminale Berrisha

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje