Një leksion për Celibashin dhe partitë politike

11 Maj 2025, 22:54Politika TEMA
Një leksion për Celibashin dhe partitë politike

Çfarë po ndodh me votimin elektronik? Pse nuk publikohet rezultati në Vorë dhe njësinë 10?

Për të kuptuar se ç’ndodh me votimin elektronik dhe numërimin le të rendisim procedurat ligjore që duhet të ndiqen.

Kur mbyllet procesi i votimit elektronik, operatori nxjerr kuponat me rezultatin dhe ua shpërndan çdo anëtari të Komisionit. Vëzhguesit mund të marrin kopje. Sekretari i KQV e dërgon në KQZ si informacion. Ky informacion futet në sistem dhe del automatikisht te tabela e KQZ.

Kur bëhet numërimi manual, grupi i numërimit plotëson tabelën me dorë, KZAZ e hedh në tabelë, sekretari njofton KQZ për rezultatin dhe KQZ e publikon në “Wall.”

Të gjitha këto quhen rezultate paraprake; bëhen përfundimtare pasi të gjitha materialet përcillen në KQZ, KQZ bën kontroll matematikor dhe i certifikon. Kështu nxirret rezultati përfundimtar.

Pra, sot gjatë natës KQZ do të publikojë rezultate të qendrave të votimit nga e gjithë Shqipëria. Ne do t’i lexojmë në “Wall” sapo të mbërrijnë nga GNV-të.

Vetëm Vorën dhe Njësinë 10, të cilat i ka në proces, do t’i publikojë nesër në mëngjes!

Për Vorën dhe Njësinë 10 po veprohet ndryshe nga sa veprohet me gjithë Shqipërinë.

Tani, ose në Vorë po vazhdon votimi, ose votimi është mbyllur dhe janë printuar kuponat. Nëse në Vorë votimi është mbyllur, atëherë rezultati paraprak është gati. Celibashi e ka marrë rezultatin e kuponave dhe duhet ta shfaqë në “Wall”-in e KQZ. (VNA.al)

3 Komente

  1. i
    ilir

    po mir ta ka be gruja o ilirian,ti je gru dhe nuk je burr

    Përgjigjjuni
    1. k
      kxp

      Ky eshte komplet faji i PS dhe Edi Rames.Nuk eshte hera e pare qe Qelbashi ben si i do qejfi ne komisionin zgjedhor.Sa here duhet te pershurre voten e popullit kjo bajge Berishiane qe PS te mos e pranoje me si kryetar te KQZ?

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qelibashi eshte i dehur ose i cmendur sonte!

        Qelibashi nuk duket ndonje trim, por duket nje Uriah Hip. Dicka qe do ta coje Qelibashin ne Spak po ndodh me votimin elektronik ne Vore. SYRI thote se PD e fitoi Voren. KQZ duhet te kishte publikuar rezultatin paraprak. Nderkohe socialistet po festojne fitoren ne Vore. KQZ po fsheh dicka, dhe po shkel ligjin thone juristet. Dhente Zoti nuk ndodhin fatalitete njerezore. Celibashi po kompromenton procesin zgjedhor, por duket se i ka bere gabim llogarite. Edhe pse Saliu mund tja kete kapur koken me dere, kete shkelje plagrante te ligjit Qelibashi nuk duhej ta bente.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje