VIDEO/ Erion Braçe, thirrje Belind Këlliçit: Bëhu burrë dhe tregoi se çfarë pe me sytë e tu

11 Maj 2025, 22:32Politika TEMA
VIDEO/ Erion Braçe, thirrje Belind Këlliçit: Bëhu

Deputeti Erion Braçe ka reaguar edhe njëherë pas përplasjes me njerëzit e PD, të cilët mësynë një zyrë të socialistëve në Tiranë.

“Për Belindin dhe bandën e tij shëtitëse:

Jo ti, por nuk ka mbi dhe njeri që prek me dorë socialistët.

Banda jote ka marre zvarre nje grua, ka goditur nje burre dhe, jam rruges per te kallezuar bandën tëndë elektorale- e para kjo;

E dyta, thuaji njetezve qe ne zyre te futa une, te tregova qarte cdo cep te zyres, madhe cfare kishte brenda lavatricja, frigoriferi, qeskat e kokshkave;

E treta, thuaji njetezve qe mua aty me the qe ti Belindi nuk ke pretendime se une kam prekur e blere qofte edhe nje gjysem vote!!

Tani mund të thuash ç’të duash, por bëhu burrë e thuaj të vërtetën.

Kaq”, shkruan Braçe.

“Këllëçin e kam thirrur unë të hyjë në zyrë, i kam hapur dollapë, i kam treguar plaçka, kokoshka e ushqime, se këta për këtë kategori janë dhe më ka thënë se ‘unë nuk dyshoj se ke blerë vota. Këtë nuk e bën as ti, as Majko dhe as Xhafa’. 

Në zonën time jo që nuk është prekur votë në zonën time, por kurrë nuk është harxhuar lekë. Unë ja thashë në sy atij mostre që nuk kam lekë për të blerë vota. Nuk kam pasur kurrë lekë për të vlerë vota.  Unë nuk e bej, ndërsa Belindi dhe lloji i tij e bën këtë. Nuk ka një provë të vetme që të akuzojë një njeri të vetme nga PS në njësinë 5 ku jam unë përgjegjës që të ketë blerë gjysmë vote. 

E vërteta është që  banda shëtitëse e Këllicit ka sulmuar një ambient pune. Ka goditur një grua dhe një burrë. Procesverbali që ka mbajtur policia ka evidentuar vetëm kokoshkat, asgjë tjetër. Unë kam kërkuar që pakot e kokoshkave të hapeshin se mos kishte lekë atje”, tha Braçe.

4 Komente

  1. J
    Justifikimet e humbjes nga keneta

    Drejtohuni prokuroris ......kane hyre ne zyre qe eshte prône private dhe kane dhunuar njerez ...... Po ju mer nje jevg Tirane para ...turpe

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Saliu dhe bandat e tij me evgjit dhe vandal.

      Përgjigjjuni
      1. X
        XXXL

        Erion je ne madhesine e pickes se mizes, por ti njihesh si xhepist i linjes se autobuseve ne linjen Kombinat-Kino Studio.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali komunisti

          Psd merresh me know plehra Erion

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje