
Nga Ylli Pata
Ilirian Çelibashi vendosi që të shtyjë shpalljen e rezultatit të votimit për bashkinë Vorë, e cila këtë herë ka qenë projekt pilot i numërimit elektronik.
Celibashi tha se ka një kërkesë të PD-së që të shtyhet publikimi rezultatit, e që ka gjasa që të ketë edhe një marrëveshje me përfaqësuesit e PS-së.
E gjitha kjo, nuk është gjë tjetër veçse një fshehje e kokës si struci, pasi në fakt, rezultatet e numërimit elektronik, posacërisht në Vorë(pasi ka edhe në njësinë 10 Tiranë) kanë dalë jo vetëm në rrjete sociale, por edhe në media kombëtare.
Që do të thotë se thuajse të gjithë e dijnë. Siç e dijnë të parët komisionerët e PS-së dhe PD-së, përkatësisht Grupit të Numërimit të Votave.
Nga të dhënat e publikuara, kemi një fitore të thellë të PS-së dhe humbje të thellë të PD-së në një bashki të vogël relativisht, megjithëse jo aq e vogël. Por Vora është një zonë që ka qenë një basen votash i Partisë Demokratike në pjësën më të madhe të kohës. Në zgjedhjet lokale të vitit 2023, pilot për numërimin elektronik ishte bashkia Kamëz. Publikimi i të cilave ishte realisht nisja e ortekut të disfatës së doktorit. Që shkaktoi shock të madh në PD. Sali Berisha siç u pa qartë që në mëngjes ka kuptuar se ajo që ndodhi më 14 maj 2023 nuk është gjë para asaj që pritet nga zbardhja e rezultatit të 11 majit.
Një anë, ajo më e buta, është që doktori do që komisionerët të mos emokralizohen nga ajo që ka ndodhur në Vorë dhe të motivohet.
Por një aktivist apo komisioner i partive kryesore, që kanë përgjithësisht një eksperiencë të gjatë, dinë shumë më shumë edhe se mediat.
E sipas shumë gjasave nuk ka lidhje demotivimi i komisionerëve, por që duket se frika është për një bllokim të daljes së rezultatit deri ditën kur të nisë samiti i Europës në Tiranë. Për të hapur më shumë një problem siç ndodhi në samitin e parë, ku përveç samitit ndodhi edhe grushti ndaj tij…
TemA
Lini një Përgjigje