
Rregullorja e miratuar nga të gjithë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve detyron Komisionerin Ilirjan Celibashi të shpallë rezultatin e Njësisë nr. 10 në Tiranë dhe të bashkisë Vorë, të cilat tashmë janë numëruar përmes votimit elektronik.
Arsyetimet e Celibashit për shtyrjen e publikimit janë politike — për të qetësuar PD-në dhe Sali Berishën — por nuk kanë asnjë bazë ligjore. Vullneti i shprehur i qytetarëve është formalizuar dhe ai ka detyrim ligjor ta bëjë publik.
Sipas rregullores së miratuar, konkretisht në pikën 18, thuhet se:
“Rezultati paraprak nxirret dhe publikohet nga KQZ pas dërgimit në SEMVR të rezultatit të votimit për çdo qendër votimi ku zbatohet projekti pilot.”
Procesi është i thjeshtë dhe i përcaktuar qartë:
•Kur mbyllet procesi i votimit elektronik, operatori nxjerr kuponat me rezultatin dhe ua shpërndan të gjithë anëtarëve të komisionit lokal.
•Vëzhguesit kanë të drejtë të marrin kopje.
•Sekretari i KQV-së e dërgon rezultatin në KQZ si informacion zyrtar, që më pas futet në sistem.
•Tabela përmbledhëse krijohet automatikisht, KQZ bën kontrollin matematikor dhe e publikon rezultatin.
Përpjekja e Celibashit për të përjashtuar nga ky proces Njësinë nr. 10 dhe Vorën është tërësisht politike dhe në kundërshtim me rregulloren. Ky qëndrim duhet të kundërshtohet nga anëtarët e tjerë të KQZ-së dhe, nëse ai refuzon zbatimin e rregullores, Partia Socialiste ka të drejtë të publikojë vetë rezultatin, duke u bazuar në procesverbalet e siguruara nga vëzhguesit e saj.
Nëse vendi ka investuar miliona euro në sistemin e votimit elektronik për të garantuar shpejtësi, transparencë dhe siguri, nuk mund të lejohet që me një vendim të njëanshëm politik të fshihet rezultati për disa orë.
Zbato ligjin o car, zbato rezultatin se do te dergojne ne SPAK. Do behesh viktime e atyre partive qe po i mbron.
Z.celibashi, kam pasur respekt për ju si figur politike dhe si njeri, Nëse kjo që thuhet,që ju po bëheni penges për shpalljen e rezultatit, Dhe ti bëhesh pal me maskarenjtë që populli shqiptar i di mir se kush jan si edhe ti i di mirë, Atëherë po ju them që tju vij turp.
Celibashi merr vendim duke shkelur ligjin vetëm për të qetësuar PD-në dhe Sali Berishën? Eh jo, Celibashim sëbashku me Sali Berishen duhet ti kishte qetësuar prej kohësh Adriatik Dumani me Spakun e tij që e ka kthyer ne SKAP!
Ilirjan Qelibashi,si kamikaz i PD-s ,e pranon dhe burgun per PD-n.