Deputeti i Partisë Socialiste Erion Brace ka reaguar pas incidentit te "Petro Nini" në Tiranë.
“Është pjesë e një strukturë të plotë kriminale që ka tentuar tre ditët e fundit të mbyllin socialistët në shtëpi. Të mos lejojnë asgjë.
E pyeta Belind Këlliçin aty brenda ‘unë ty të kam prekur qoftë një votë të vetme?”. Jo asgjë, më tha”, u shpreh Braçe.
Braçe e mbylli duke thënë se ‘padijenia është gjë e rëndë’.
"Ishte vetë aty brenda Këllëçi kur u këqyr vendngjarja. Është këqyrur cep më cep. Belindi prerendonte se kishte lekë këtu brenda.
Pas 60 ditësh e gjeni në KQZ. Ju nuk jeni interesuar për 6 milionë euro dhe jeni interesuar për një zyrë pune pas 60 ditësh në KQZ.
Prisni rezultatin tani që ta marrë vesh Belindi me gjithë Belindën.
Janë të gjithë shokët e mi. E gjitha kjo është një përpjekje e një bande kriminale, që është shfaqur edhe pardje, edhe dje, edhe sot në gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës, që ka tentuar të mbyllë socialistët në shtëpi, që të mos lejojë aktivitet elektoral.
E pyeti zotin Këlliçi, ke ndonjë pretendim që të kam blerë votë të vetme.
Jo- tha. Gjithë të mirat.
Padijeni është gjë e rëndë shumë. Sot është ditë e diel s’ka punonjës shteti", tha deputeti socialist.
Sipas gazetarit Muhamet Veliu, Partia Demokratike pretendon se ka zbuluar një zyrë ilegale elektorale dhe se aty janë shpërndarë para.
Ndërkohë socialisti Braçe ka deklaruar dhe më herët se kjo është një zyrë pune, ndërsa ai vijon të ndodhet brenda saj.
Dje kam mbushur thaset me euro nga ambulancat e esmerit Belo ... Ky po hymne ne konkurrence me F.Noka kush eshte me trap
A janë të besueshëm baxhella Kalaja dhe Blendi KRRIÇI...
Zyre ne bllok miushi, yyyt hajdut xhepash letyre 35 vjet deputet ti mustaqemi edhe do prape!! Ne hale vafsh bashke me ripjelljen.
Mos ma vini re se jam rrotë kari me patentë.