Pas komisionerit, i shkuan në shtëpi dhe i dhunuan gruan dhe djalin: Arrestohen 2 persona, 4 shpallen në kërkim

11 Maj 2025, 20:06Politika TEMA
Pas komisionerit, i shkuan në shtëpi dhe i dhunuan gruan dhe djalin:

Policia ka reaguar pas incidentit që ndodhi në njërën prej qendrave të votimit në Pogradec.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy persona, më konkretisht shtetasit me iniciale A.T, 23 vjeç dhe R.T, 58 vjeç.

Po ashtu janë shpallur në kërkim katër persona.

Kujtojmë se eksponenti i PD Luan Tollozhina goditi me grusht komisionerin e PS Entin Gegën në qendrën e votimit pasi vajza e tij kryetarja e komisionit u përfshi në një debat me të.

“Në vijim të informacionit të dhënë sot ku në qendrën e votimit nr.3901, shtetasi L. T., tashmë i arrestuar nga Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhunoi fizikisht komisionerin shtetasin E. G, ju informojmë se:

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në dhunimin e djalit dhe të bashkëshortes së komisionerit Entin Gega, i cili u dhunua nga shtetasi Luan Tollozhina.

Si rezultat i hetimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 23 vjeç, dhe R. T., 58 vjeç, banues në Pogradec për veprat penale ” Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasit D. M., 30 vjeç, E. M., 35 vjeç, R. T., 37 vjeç, si dhe L. K., 34 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas rreth orës 13:00, kanë shkuar në afërsi të banesës së komisionerit shtetasit E. G., 52 vjeç, dhe kanë dhunuar djalin dhe bashkëshorten e tij

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe kapjen dhe shoqërimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

6 Komente

  1. k
    kxp

    O socialste me role drejtuese ne parti mos prisni qe te ngreje zerin vetem Erjon Braçe. Ku jeni pse nuk dilni neper media ti kerkoni SPAK arrestimin urgjentisht te ketyre kriminelave te trapit te Tropojes.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fred

      Duan te marrin pushtetin keta pushta. Mos o Zot?

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrugaçe

        Grupim rrugaçesh asgje me shume.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqip

          Fuck bastardeve berrishjane qe mut te Madh do hane...

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zot, ruaje Shqipërinë

            Rrigaçët e pëdë-s, nën shembullin e kryerrugaçit saleh, kudo që ndodhen, nuk njohin arësye, për shkak se nuk kanë tru! Truri i tyre është i pazhvilluar, është i sëmurë nga parazitët, që ushqehen me këta lloj kafshësh, që duken si njerëz, por janë kafshë! Si mund të dhunosh një individ të lirë, kur nuk ke asnjë të drejtë, për ta prekur me dorë dhe as për ta kërcënuar me fjalë! Rri dot salehu, pa lehur, pa bërtitur, pa shpifur, pa gulçuar?! Ashtu janë të gjithë, se ashtu është kjo racë barbarësh, që dhunën e ka në gen! Vetëm ndëshkimi me votë dhe me ligjin përmes burgut bën efekt, ndryshe këta kanibalë, po të kenë sadopak gjë në dorë, hanë edhe njerëz të gjallë! Priten rrëmuja, dhunë, zjarr dhe dinamit! Të çmendurit në krizë janë të paparashikuar. Zot, ruaje Shqipërinë! Na e shporr salinë dhe banditinë!

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vigjilenca

              Farën e sherrnajës madhështore në këtë vend e mbolli Sali Shpellari. Të vetmet gjëra që mund të bënte ishin mashtrimi, përçarja, shpifja, thashethemet, përbuzja, ushtrim i dhunës për të treguar forcën e bishës dhe të gjithë këto së bashku vinin nga komplekset që mbarte që në fëmininë e hershme këtë e përshkruan bukur dhe me realizëm Ylli Pollovina në librin "Nano dhe Berisha" Pikërisht udhëkryqi i sotëm është peshqesh i Malokut Madhështor SALI RAMË BERISHA.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje