EXIT POLL-i: Socialistët ruajnë hegjemoninë në jug

11 Maj 2025, 20:39Politika TEMA
EXIT POLL-i: Socialistët ruajnë hegjemoninë në jug

Albanian Post ka publikuar tanimë rezultatet e Exit Poll-it mbi zgjedhjet e 11 majit.

Me një ndarje në bazë të qarqeve, qarqet jugore – Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastër dhe Berat – mbeten bastione të majta, me fitore të bindshme nga Partia Socialiste.

Teksa për demokratët mbështetja mbetet në përqindje të ulët, krahasimisht me socialistët, partitë e vogla duket se referuar projeksionit nuk arrijnë të çajnë dot.

10 mandate, kaq parashikohet të marrë PS në qarkun Fier, me 54.63 për qind të votave. Kurse koalicioni  PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me 35.09 për qind, siguron gjashtë mandate

Partitë e tjera, asnjë mandat.

Në qarkun e Vlorës, PS siguron 51.2 për qind të votave të konvertuara në plot tetë mandate, kurse koalicioni  PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 29.7 për qind të barasvlefshme me katër mandate – gjysmën e mandateve të socialistëve.

Ndërkohë, pesë partitë e tjera të vogla – SHB, PM, PSD, LB dhe KE – po ashtu edhe në këtë qark nuk marrin mandate.

Me numër të njëjtë mandatesh për PS dhe koalicioni  PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore rezulton nga Exit Poll-i i Albanian Post qarku i Korçës. Nga pesë mandate për secilën nga dy partitë e mëdha: 52.3 për qind të votave PS dhe 53.90 për qind PD.

Në qarkun Gjirokastër, 59.2 për qind e votave shkojnë për PS, ekuivalenti i tre mandateve. Ndërkohë, koalicioni  PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore arrin 36.4 për qind të votave, duke siguruar vetëm një mandat.

Partitë e tjera, sërish dalin pa asnjë mandat edhe në këtë qark jugor.

Sa i përket qarkut Berat, PS siguron pesë mandate ndërsa koalicioni  PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore vetëm dy: përkatësisht 54 për qind dhe 29 për qind.

Sërish për partitë e tjera, asnjë mandat.

10 Komente

  1. M
    Mirditori

    Sondazh i bandes se Elbasanit

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adriatik llapa kllapa llapa llapa

      Shqiperia behet …pirdh se lirohesh ….do ta bej konoshi i Argites ….do ta bej piluraku i Sarandes

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pilurioti

        Pilurakeve tu hash ate qe s thuhet.lapaj eshte nga Vranishti nuk eshte piluriot.Kuptove ore kllef I perdorur?

        Përgjigjjuni
      2. R
        Realisti

        Si eshte e mundur qe ta mbeshtesin nje kriminel si Sali spiuni . Edhe pse ka pesuar humbje ne keto zgjedhje PD ,perse mbeshtesin njeriun qe çfare si ka ber atdheut tone?!!!!!! A kane tru keta njerez. Pthu rrace muti!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbereshi

          Te shikosh sa e kane votuar ne Korce eshte per te vene duart ne koke. Cfare mund t'i quajme korcaret, race normale?

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Po mesa duket shqipëria ka 30% dembelë që presin 200 euro qyl plus ish administrata e saliut për 8 vjet plus plehrat që hoqi vetingu plus të sëmurët mendorë. Ja kështu

            Përgjigjjuni
          2. S
            STRUGA

            O Mirditor, mos i besoni Salih QENIT! Mosni më me një handikapat të shëmtuar se dëmtoni veten dhe të tjerët. Një njeri i tillë e ka vëndin në çmendinë.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiperia Behet Kurbin

              SALI shiqerrja duhet te kishte ikur me kohe por qe vendi te qeveriset nga bandat dhe tu jepet me koncesion cdo m i tokes shqiptare te huajve nga ''socialistet'' nuk tolerohet

              Përgjigjjuni
            2. k
              koalas

              30% e shqiptareve me klyshin e serbit, komb kot jemi.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kim nga DASH

                Jua a thashe qe me plakun Mere do hanit bar.Sme degjuat… Tani ulni kokat shifeni tufen e barit se do hani edhe koken e karit..,, Hahaha hani bar dhe kar…..

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje