“Po presim rezultatin. Është e vështirë të bësh parashikime në këtë moment, por po monitorojmë procesin e numërimit, kemi mbi 1 mijë vëzhgues dhe presim me besim rezultatin”.
Kësht u shpreh Agron Shehaj në Opinion.
Pjesëmarrjen, krahasuar me 4 vite më parë, Shehaj e lidh me largimin masiv të shqiptarëve jashtë vendit. Një analizë të shkurtër ia bëri Baton Haxhiu, të cilën e priti pozitivisht.
“Nëse rezultati do të kthehet apo jo në mandate, për ne është i rëndësishëm maksimizimi i numrit të votave”, u përgjigj Shehaj.
Vunë edhe një bast për mandatet që mund të marrë “Mundësia” në kryeqytet.
Baton Haxhiu: Veje bastin, bëhu burrë!
Agron Shehaj: Mbi 3!
Blendi Fevziu: Baton sa mandate ka PS dhe sa ka Aleanca për Shqipërinë Madhështore?
Baton Haxhiu: 20 mandate PS dhe i ka të betonuara.
Blendi Fevziu: 2 mandate shtesë në Tiranë?
Baton Haxhiu: Dhe 12 i ka Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Blendi Fevziu: 12 PD, 3 më pak se zgjedhjet e kaluara?
Baton Haxhiu: Po sepse 2 mandate i ka marrë Mundësia, që është thashë është shumë pak për mandatin e tretë dhe unë besoj shumë që Mundësia mund të marrë mandatin e tretë.
Blendi Fevziu: Basha i ka hyrë PD-së?
Baton Haxhiu: Po PD-së.
Blendi Fevziu: Po Qori?
Baton Haxhiu: Qori ka vota të papërcaktuara, nuk ka hyrë tek asnjë parti politike.
Blendi Fevziu: Po të Adriatik Lapajt?
Baton Haxhiu: Lapaj i ka marrë LSI-së.
Blendi Fevziu: Baton me këtë logjikë që thua ti, lista e Aleancës për Shqipërinë Madhështore bie e gjitha?
Baton Haxhiu: Po!
Ik o kare